Keni marrë një kundërofertë për pozicionin e punës që keni? 5 pyetjet kryesore që duhet t’i bëni vetes përpara se të vendosni

Shpeshherë na ndodh që na bëhet një ofertë nga një kompani tjetër dhe ne njoftojmë kompaninë ku punojmë. Ndodh që vetë kompania të bën një kundër-ofertë. Si duhet vepruar në këtë rast?

-Në çfarë rrethanash po zhvillohet kjo kundër ofertë?

Duhet të kini parasysh se një kundër-ofertë nuk vjen gjithmonë si rezultat i një vlerësimi që u bëhet aftësive tuaja. Ju mund të jeni i domosdoshëm për një projekt të afërt, sezon fluksi pune por edhe si një mënyrë për të fituar kohë përpara se t’u zëvendësojnë më dikë tjetër.

-Cila është arsyeja primare që ju shtyn të ndërroni vend pune?!

Ka shumë mundësi që paraja të ketë qenë shtysa e parë, por ka mundësi që të kenë qenë dhe faktorë të tjerë si; ambienti jo miqësor në vendin e punës ose orare shumë të zgjatura? Pritshmëri surreale nga punëdhënësi ose kufizime të përgjegjësive duke ju penguar në performancën tuaj? Këto gjëra mund të mos ndryshojnë me ofertën e re por nëse shqetësimi juaj fillestar ka qënë monetar apo koha e pushimeve, një kundër-ofertë (apo ofertë më e mirë) nga punëdhënësi juaj do t’i kënaqë shqetësimet tuaja.

-Keni tentuar t’i zgjidhni këto çështje përpara se të njoftonit për largim nga puna?

Tina Nicolai, një këshilltare karriere dhe përpiluese kurrikulumesh thotë: “Nëse jeni përpjekur të zgjidhni çështjet në vendin e punës; për më shumë para, një titull të ri, një orar më të mirë pune ose pushime më të gjata, dhe situata nuk është zgjidhur para se të vini në njoftimin e dy javëve, atëherë oferta e propozuar është me siguri në benefitin e punëdhënësit sepse nëse në të kundërt, oferta e propozuar do t’u ishte bërë që kur ju fillimisht parashtruat shqetësimet tuaja”.

-Nëse zgjidhni të mos ndryshoni asgjë, a jeni gati që gjërat sidoqoftë të ‘ndryshojnë’?

Situata mund të jetë e pakëndshme për një farë kohe në ambientin e punës, me kolegët dhe punëdhënësin, për vetë faktin se ju e keni bërë publike tashmë pakënaqësinë dhe dëshirën tuaj për të lëvizur. Ju do të ishit në fillim të listës nëse në kompani do të duhej të bëheshin shkurtime. Statistikat e Shoqatës Kombëtare të Punësimit tregojnë se 80% e personave që pranojnë kundër oferta ose largohen ose lejohen të ikin brenda gjashtë muajve.

-Nëse merrni një ofertë konkurruese?

Nëse po peshoni dy oferta konkurruese (asnjëra nga vendi aktual i punës) duhet medoemos të jeni të sinqertë me të dyja palët, pa evidentuar ku specifikisht po aplikoni por duhet t’i bëni me dije të dyja palët që po intervistoheni diku tjetër.

Ndërsa nëse jeni një menaxher punësimi ose rekrutues, si e përgatisni veten ballë mundësisë së një kundër-ofertë të mundshme?

Duhet gjithnjë të keni parasysh pikërisht 5 pikat e lartpërmendura për të analizuar dhe më pas vendosur, nëse duhet bërë një kundër-ofertë nga kompania për të cilën punoni për kandidatin. Çfarëdo të vendosni në fund, duhet në secilin rast të jeni të sinqertë me të dyja palët dhe me veten tuaj.

Amy Segelin është Presidentja dhe bashkëpronarja e “Chaloner”, një firmë kombëtare kërkimi e fokusuar në komunikim, marrëdhëniet me publikun dhe rekrutimin e marketingut.

Kjo histori fillimisht u shfaq në blogun e The Chronicle’s Interview Room/ Përshtati në shqip:E.S/ SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *