Tarifa apo siç njihet me emërtimin ‘taksë’ po shfrytëzohet për qëllime politike, dhe jo si një masë për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve tregtare ndërkombētare.
Në fakt ashtu siç u aplikua në fillim pa u konsultuar fare me biznesin, ashtu edhe tani është në proçes të definimit përfundimtar, për qëllime po ashtu politike, pa u konsultuar prap me grupe të interesit nga bota e biznesit.
Serbia, Maqedonia, Bosnia, por edhe Shqipëria pa taksë dhe pa reciprocitet pengojnë eksportin e pak produkteve të Kosovês, ndërsa ne që importojmë rreth 1 miliardë euro nga këto vende, nuk jemi në gjendje t’i pengojmë mallrat e këtyre vendeve në import pa këto masa.
Në momentin e parë, në reklamimin e parë të kompanisë së parë të Kosovës që eksporton në kêto shtete, nëse pengohen në eksport, shteti i Kosovës do duhej të veproj me reciprocitet, por jo reciprocitet produkt-produkt, por duhet ta ndëshkoj atë vend me masa reciproke 3 apo 6 mujore për të gjitha mallrat e tyre që eksportohen në Kosovë, në mênyrë që të vetdijësohen, sepse reciprociteti i thjesht për produkte të veçanta j’u levërdisê këtyre shteteve.
Pra nuk ka nevojë as taksë të shpallur dhe as reciprocitet të shpallur, por veprim në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve tregtare.
Është edhe absurditet që një shtet që eksporton afër 400 milionë euro mallra në Kosovë, të pengojë ato pak mallra që importohen nga ky shtet. Kjo ka ndodhur ngase shteti i Kosovês ka qenë inekzistent dhe nuk i ka mbrojtur kompanitë e veta nē eksport pēr 18 vite me radhë. Shteti i Kosovës edhe sot kompanitë prodhuese të Kosovēs i konsideron si subjekte të ndara nga shteti dhe nuk di ta vlerēsoj rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Njê gjë duhet ta dijnë opinioni se për heqjen e taksës kanë ndikuar kompanitë amerikane dhe evropiane që operojnê në Serbi, ngase këto kompani kanë rol të madh dhe ndikojnê në politikat amerikane dhe evropiane të shteteve përkatëse.
Mos të harrojmë se ne në Kosovë nuk kemi afruar kompani amerikane dhe evropiane, por ato turke, sepse me ato turke ishte më e lehtë të bêhen pazare dhe si të tilla i kemi në çdo vend, si në: aeroport, infrastrukturë, në energjetikë dhe çdo kund.
ShBA-të dhe Evropa nuk e kanë obligim dhe as detyrë, që gjithmonë të na ndihmojnë dhe të na mbrojnê, por ne duhet të lidhemi përmes interesave ekonomike, përmes kompanive të kêtyre shteteve, sepse një kompani e tyre ka ndikim në politikën botērore, më shumë se shteti i Kosovës, më shumë se kryeministri dhe të gjithë ministrat e qindra këshillëtarët e tyre.
Meqenëse kemi ardhur në këte gjendje tani, edhe me ndihmën e disa partive politike të Kosovês, në presionin e ndërkombētarêve, taksën duhet hequr dhe reciprociteti nuk ka nevojë ta shpallim sepse ekziston në klauzolat e tregtisë ndêrkombëtare, por ne mund ta pengojmë importin e këtyre mallrave me mekanizma të tjerë dhe me senzibilizim të qytetarëve.
Qeveria mund t’i angazhoj edhe 500 këshilltarê shtesê të këtyre 200
sa janë emëruar tani, por rezultatet maten me cilēsi dhe jo me sasi./Ekonomi & Biznes/
Autor: Bekim Kryeziu prof i ekonomisë, biznesmen dhe botues i portalit ekonomibiznes.info