Vlera neto e Tanner Chidester kapërceu 1 milionë dollarët para datëlindjes së 28-të, falë dy bizneseve të tij, Fit Warrior dhe Elite CEOs. Pasi filloi nga e para, milioneri i bërë vetë ka dalë në përfundimin se, nëse dëshiron të pasurohesh, “është shumë më e lehtë ta arrish këtë duke u përpjekur të fitosh më shumë, sesa të kursesh më shumë.” Madje për të, të kursesh është një mënyrë e ngadaltë për krijimin e pasurisë dhe jo gjithmonë funksionon. Të paktën jo në kohë!
Kur ishte 22 vjeç, ai u largua nga Teksasi për të filluar një biznes, i cili iu krijonte individëve mundësinë të fitonin aftësi në fusha të ndryshme. Ish-futbollisti i kolegjit fitoi vetëm 2,000 dollarë falë programeve të tij dy vitet e para, kështu që, për të paguar faturat, iu desh të punonte edhe në një pozicion part-time gjashtë-orësh në Olive Garden.
Kjo vazhdoi derisa ai hyri në një kurs në internet se si të krijonte një biznes, të cilit shpejt filloi t’i shihte rezultate. Kështu kur krijoi biznesin e tij, ai bëri 10,000 dollarë brenda një jave. Pasaj punoi për të arritur rreth 30,000 apo 50,000 $ në muaj. Kështu 27 vjeç, ai ishte tashmë milioner.
Ndërsa kursimi i parave është i rëndësishëm, ai thotë se përqëndrimi tek fitimi është një rrugë më efikase për ndërtimin e pasurisë. Pastaj, nëse fitoni shumë është shumë më lehtë të kurseni gjithsesi!/Atlas/