Dollari arrin nivelin më të lartë të 3 viteve të fundit

Indeksi i dollarit amerikan ka arritur vlerën më të lartë të tre viteve të fundit, pasi investitorët janë shqetësuar për shpërthimin global të Coronavirusit dhe po i lëvizin paratë e tyre drejt valutave dhe aseteve që i konsiderojnë më të sigurta.

Investimet e konsideruara të sigurta në kohën e trazirave të tregut janë rritur që kur shpërthimi i virusit u bë shqetësimi numër një i Wall Street në janar. Rastet vazhdojnë të rriten globalisht dhe kostoja e plotë financiare dhe ekonomike është e pallogaritshme.

Por Shtetet e Bashkuara, si dhe asetet apo investimet në dollar, konsiderohen disi mbrojtur nga ndikimi i shpërthimit. Ekonomia e Amerikës është më pak e varur nga tregtia dhe eksportet kineze sesa shtetet e tjera më të vogla. Kjo do të thotë që ngadalësimi i pritshëm i rritjes ekonomike të Kinës në tremujorin e parë do të dëmtojë Shtetet e Bashkuara më pak sesa do vendet e tjera. Aq më tepër duke shtuar këtu faktin se, edhe pa ndikimin kinez ekonomia amerikane ka qenë e fortë dhe është në zgjerimin e saj më të gjatë në histori./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *