Pepsi përfiton nga situata, blen për 705 milionë $ kompaninë e madhe kineze

PepsiCo duket se nuk ka kohë për të humbur dhe tashmë ka filluar ta shohë situatën globale si një mundësi përfitimi. Ajo është duke blerë një kompani kineze që shet snacks në internet, si një përpjekje për të arritur tregun më të madh të ushqimit dhe pijeve në botë. Kompania amerikane ka daklaruar të dielën se ka rritur një marrëveshja me vlerë 705 milionë dollarë me Be & Cheery, ujdi do ta ndihmojë Pepsi-n të bëhet “firma numër 1 kryesore për ushqime dhe pije në Kinë”.

Investimi i fundit i Pepsi-it në Kinë vjen në një kohë kur kompanitë përpiqen të rikthehen përsëri në punë pasi shpërthimi i Coronavirusit detyroi shumë njerëz të mbyllnin me javë të tëra aktivitetin e biznesit. Zyrtarët kinezë u kanë bërë thirrje njerëzve të bëjnë më shumë blerje në internet, si një mënyrë për të kufizuar daljen nga shtëpia dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

Be & Cheery, e cila është e vendosur në qytetin lindor kinez të Hangzhou, kryesisht shet pije, fruta të thata dhe ushqime të tjera në internet. Ajo regjistroi vitin e kaluar një fitim neto me një vlerë prej 171 milionë juanë (24.3 milionë dollarë), një rritje me 32% nga 2018. Pronari aktual i markës, Haoxiangni Health Food, e bleu Be & Cheery në gusht 2016 për 960 milionë juanë (136.5 milionë dollarë) dhe shitja e zyrtarizuar të dielën paraqet një një vlerësim pesë herë më shumë se niveli i vitit 2016.

Pepsi ka operuar në Kinë për dekada të tëra dhe ka atkualisht shumë marrëveshje fitimprurëse atje. Vitin e kaluar, Pepsi bleu aksione në një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit organik në vend, ndërsa kërkoi të përfitonte nga vale globale e të ngrënit shëndetshëm./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *