Komapania prestigjioze ”Petrol Company” sh.p.k që është njëra nga tatimpaguesit më të mëdhenjë në Kosovë dhe njëra nga të paktat që shquhet për solidaritet, duke ndihmuar shumë familje në nevojë, madje duke j’u ndërtuar shtëpi banimi.
Petrol Company sh.p.k sot ka reaguar ndaj disa lajmeve të pavërteta dhe tendencioze ndaj tyre, duke shprehur indinjatë dhe njëkohësisht duke sqaruar drejt opinionin.
Postimi i plotë nga Petrol Company sh.p.k :
Ky reagim vjen pas lajmit me tendencë negative të portalit shantazhues INSAJDER
Fillimisht Informojmë të gjithë lexuesit se Petrol Company ka marrë pjesë në tender/shpallje publike dhe jemi një ndër fituesit e një pjese për komercializim në Prishtinë në një proces publik dhe ligjorë të shpallur nga Infrakos dhe kontrata nuk është nënshkruar këtë vit por rrethë 1 viti më parë. Kemi pasur ofertën më të mirë por nuk kemi qen aspak të favorizuar siq pretendon Insajderi.
Petrol Company sh.p.k, vazhdon të paguaj qera për atë parcelë edhe pse nga Infrakos nuk jemi kompletuar ende me dokumentacion sipas marrëveshjes për të pasur mundesinë e aplikimit për leje.
Sa i përket prishjes së gjelbërimit, nuk është në kompetencën tonë plani urbanistik, por na befason fakti që as Insajderin, as qytetarët e pretendum, e as institucionet e caktuara nuk i pengoi për vite me radhë degradimi e as humbja e gjelbërimit në gjithë Dragodanin e shumë prona të tjera si: private, publike dhe shtëterore.
Sa i përket punës në këtë hapsirë, dëshirojmë të ju njoftojmë se pronarët e Petrol Company sh.p.k, pasi që kan hequr disa paisje të lodrave për fëmijë nga disa pompa dhe nga shtëpitë e tyre, lodra të cilat janë në gjendje të mirë, kanë dëshiruar që ti montojnë në atë hapësirë me qëllim që të mund t’i shfrytëzoj përkohësisht komuniteti si gjest human nga pronarët. Petrol Company sh.p.k do të aplikoj për kushte urbanistike kur ti ketë dokumentet e kompletuara, dhe në çoftëse do të lejohej dhe çfarë do që lejohej do të kishim ndërtuar, mirëpo fjala është për leje të përkohëshme dhe përdhesë dhe jo domosdoshmërisht për pompë.
Sa i përket qasjes së Komunës së Prishtinës dhe Kryetarit z.Ahmeti, ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa trajtim jo diskriminues dhe të barabart me të gjitha bizneset tjera, qoftë edhe në trajtimin e rastëve të natyrës së ngjashme të hapësirave. Me shpresën që ne si biznes privat me qindra punëtorë dhe tatimpagus në top 10-she në Kosovë, mos të dëmtohemi për qërim hesapesh ndërmjet KK Prishtinë dhe Infrakos nëse ata ndërmjet vete kanë mos pajtime për rrethë kësaj Hapësire.
Gjithashtu gënjeshtra se gjoja nuk ka qenë i qasshëm pronari dhe as kompania është plotësisht e pa vërtetë, sepse pronarët e Insajderit i kan të gjitha kontaktet e pronarëve dhe të kompanisë nga bashkëpunimi i mëhershëm. Me datë 16 Janar 2020 një punëtorë i stafit të tyre Visar Duriqi, na ka kontaktuar me qëllime të njëjta shantazhi në e-mailat zyrtarë dhe direkt pronarin në mobil Z. Shkelzen Jusaj.
Dëshirojmë të ja tërheqim vërejtjen portalit Insajderi, se nuk do t’i funksionoj shantazhi me qëllim të presionit për të pranuar të paguajm mijëra euro sipas tekeve të tyre kinse për marketing, me kërcnimin se do të na sulmojnë me portalin e tyre nëse nuk i paguajm. Me qëllim të ruajtjes së etikës së Petrol Company sh.p.k, kësaj radhe nuk do ti paraqesim dëshmitë me shkrim të shantazheve dhe kërcënimeve të z. Parim Ollurit. Por në çoftëse sërish tentohet që të njolloset emri i Petrol Company sh.p.k, detyrimisht do të jemi të obliguar që ta padisim, dhe ti ofrojmë edhe publikut dëshmi për mënyren e shantazheve se si i bën portali shantazhues Insajder. Po ashtu do të paditen për dëmtimin e imazhit dhe dëmet tjera qe i shkaktojnë Petrol Company-së. Është i vetmi portal që nuk kemi bashkëpunim me marketing, sepse kan përdorur kërcënim dhe shantazh dhe nuk kan ofruar shërbim profesional në Marketing.
Sinqerisht,
Petrol Company sh.p.k