Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë theksoi gatishmërinë për heqjen e kufijve mes dy vendeve.
Në një konferencë për shtyp me homologun Glauk Konjufca, Cakaj bëri të ditur se marrdhëniet diplomatike me Prishtinën do të forcohen edhe në politikën e jashtme përmes projektit të ambasadave të përbashkëta.
“Ta zgjerojmë bashkëpunimin. jemi dy shtete por jemi një komb, kufiri është simbolik. Kufiri nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë, të thellojmë ndërveprimin ekonomik. Gatishmërinë për të zhvilluar projektin për ambasadat e përbashkëta. Të mobilizojmë menjëherë grupet e punës dhe ekipet teknike për këtë. Konkretizim të bashkëpunimit.”
Ministri Cakaj u prit në një takim edhe nga presidenti Hashim Thaci. Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen ndaj të gjitha përpjekjeve shqiptare për njohjen e Koosvës.
Kryediplomati Cakaj u takua edhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë bisedes, palët u pajtuan per rritjen e koordinimit mes qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare./SCAN