Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të kenë një mbledhje të përbashkët.
Ishte konfirmuar se ajo do të mbahet në Shkodër.
Gent Cakaj, ministër i jashtëm i Shqipërisë, në takimin e përbashkët me Glauk Konjufcën ka përmendur se ka propozuar dy marrëveshje fillestare për t’u nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, raporton Koha.net.
“Për mbledhjen e përbashkët kam propozuar dy marrëveshje. E para është që të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për lobimin e Kosovës. Ne kemi theksuar gjithmonë gatishmërinë tonë, dhe kemi ngritur zërin për qasjen e padrejtë të BE-së karshi Kosovës”, tha Cakaj.
Ndërkaq marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvoja në procesin e ashtuquajtur të skriningut, që ka të bëjë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Marrëveshjet e propozuara nga Cakaj
1. për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë të përbashkët për lobimin për njohje.
2. transmetimin e përvojave nga procesi i screening, pasi kemi një përvojë më të madhe.