Rukiqi: Vendimet në Kosovë, milionat në vendet fqinje

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me vendimet e disa prej komunave, të cilat kanë vendosur që ditët e diela të jenë ditë pushimi.

Përmes një postimi të tij në Facebook, z.Rukiqi ka shkruar se mbyllja e bizneseve të dielën nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë dhe se një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit.

Sipas Rukiqit, vendime për bizneset pa asnjë konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielën, nuk sjell dobi për asnjë subjekt ne Kosove, por është mëse e qartë që do te sjell shumë në dobi në vendet e rajonit. Të gjitha mjetet që shpenzoheshin në vendin tonë, tani do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera./Ekonomi & Biznes/

Posimi i plotë i z.Rukiqi:

Vendimet ne Kosove, milionat ne vendet fqinje

Vendime per bizneset pa asnje konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielen, nuk sjell dobi per asnje subjekt ne Kosove, por eshte mese e qarte qe do te sjell shume ne dobi ne vendet e rajonit. Krejt ato euro qe shpenzohen ne vendin tone, do te shpenzohen ne Shkup, Tirane e vende tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *