10. Laing O’Rourke-Kompania me bazë britanike është një ndër 10 kompanitë më të sukesshme të sektorit të ndërtimit në botë. Aktualisht mbikqyr disa punime në shtete të ndryshme duke përfshirë Ascot Racecourse, Heathrow Airport Terminal 5 si dhe investimin e fundit Al Raha beach ne Abu Dhabi.
9. Royal BAM Group-Është themeluar në Holandë në vitin 1886, kompania ka ndërtuar arenën e klubit të futbollit Ajax Amsterdam në vitin 1996. Kompania ka një staf me 27,000 njerëz që punojnë për grupin.
8 . Kiewit-Kiewit Nebraska është unike sepse është e gjitha në pronësi të punonjësve të saj , që do të thotë se pothuajse të gjitha projektet janë të bëra nga aksionerët e saj. Kompania u emërua si numri tre në Top Engineering News – Record ‘s në 400 kontraktorët e 2013-es.
7. Bouygues Construction-Kompania franceze punëson më shumë se 130.000 njerëz në 80 vende të ndryshme . Në mes të viteve 1990 ajo u zgjerua më tej në Telecom , e cila u bë një tjetër rrjedhë e madhe e të ardhurave .Si dhe Colas Group , e specializuar në ndërtimin e rrugëve dhe ndërtimin e rrjeteve e hekurudhore.
6. Balfour Beatty-Kompania shumëkombëshe u themelua në vitin 1909 nga George Balfour Beatty dhe Andrew. Me seli në Londër, kompania aktualisht është pjesë përbërëse e projekteve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo operon në më shumë se 80 vende të botës dhe punëson rreth 40,000 njerëz .
5. Skanska-Me bazë në Suedi, kompania shumëkombëshe operon në sektorët e ndertimit , komerciale , banimit dhe infrastrukturës . Në SHBA , kompania është e njohur për ndërtimin e kompleksit sportiv, Meadowland , shtëpi për NFL dhe Giants. Skanska punëson më shumë se 50.000 njerëz.
4. Hochtief-Duke u ndalur në projektet e infrastrukturës , kompania gjermane Hochtief operon në SHBA nëpërmjet degës së saj Turner. Hochtief punëson rreth 80,000 njerëz dhe feston përvjetorin e 140 të këtij viti. Kontraktori spanjoll ACS Group ka në pronësi shumicën e aksioneve të kompanisë me 50,16 përqind që nga viti 2011.
3.Bechtel-Kontraktori më i madh i SHBA-së ka punuar në projekte të profilit të lartë të tilla si Dam Hoover i përfunduar në vitin 1936, sistemi i tubacionit Trans – Alaska në vitet ’70 dhe në kohët e fundit” Big Dig ” projekti i arteries qendrore që përfundoi në vitin 2007. Kompania punëson më shumë se 53,000 njerëz në mbarë botën.
2. Grupo ACS-U themelua në vitin 1997 përmes bashkimit të dy kompanive të tjera të ndërtimit . Ajo ka arritur me punë të ndryshme me disa blerje të profilit të lartë , duke përfshirë “Que e Hochtief”. Kompania ka realizuar Alqueva Dam ne Portugali, Torre de Cristal dhe Torre Espacio, etj.
1.Vinci-Kompani 115 vjeçare franceze raporton të ardhurat më të medha të kompanive të ndërtimit me pronësi private në botë, një pozicion që ajo e ka arritur nëpërmjet blerjeve të zgjuara dhe shpërndarjen e efektshme të profilit të lartë në projektet e mëdha të infrastrukturës të tilla si Dam Gariep në Afrikën e jugt , të përfunduar në vitin 1971 dhe Stade de France .
Arena është ndërtuar në vitin 1998 për Kupën e Botës , dhe tani shërben si stadiumi kombëtar i Francës. Grupi është operativ në të gjithë botën dhe punëson më shumë se 183.000 njerëz sipas të dhënave të fundit në dispozicion ( nga 2011 )./ACP/