Qeveria franceze ka bërë publike planet e saj për një ligj të qëndrueshmërisë që do të mundësojë që të gjitha ndërtesat e reja publike të ndërtohen me të paktën 50 për qind material druri ose materiale të tjera natyrore. Një vendim i tillë do të hyjë në fuqi në vitin 2022 dhe do të përfshijë të gjitha ndërtesat publike të financuara nga shteti francez, sipas Agjencisë së Shtypit Francez.
“Unë dhe qeveria ime kemi vendosur që të gjitha ndërtesat publike që varen nga shteti francez të ndërtohen me të paktën 50 për qind material druri ose materiale të tjera të bazuara në lëndë bio”, tha Ministri francez i qyteteve dhe banesave, Julien Denormandie, për agjencinë franceze të lajmeve.
Materialet e bazuara në lëndë bio rrjedhin nga organizmat e gjallë, të cilët së bashkë me materialet e drurit kanë emetime shumë herë më të ulëta nga ato që prodhojnë lëndë të tilla si betoni apo çeliku. “Ne e morën përsipër një angazhim të tillë edhe duke qenë në prag të Lojërave olimpike”, tha më tej z. Denormandie.
Ky propozim përputhet edhe me planin e Qytetit të Qëndrueshëm të Francës të vitit 2009, dhe gjithashtu edhe me përpjekjen e Presidentit Emmanuel Macron që vendi të kishte 0 emetime të karbonit deri në vitin 2050.
Minsitri vazhdoi më tej duke thënë se vendimi i tij për ta miratuar këtë ligj është gjtihashtu një angazhim i marrë në kuadër të Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Paris në 2024. Çdo ndërtesë që është në zhvillimin dhe që do të jetë më e lartë se tetë kate do të ndërtohet tërësisht me material druri.
Nuk ka asnjë arsye se pse ajo që është e mundur për Lojërat Olimpike nuk mund të jetë e mundur edhe për ndërtimet e zakonshme. 100 ferma urbane që do të ndërtohen në periferi të qytetit. Sipas z. Denormandie, investimi i qeverisë franceze në këtë drejtim do të jetë rreth 20 milionë euro (16.8 milionë paund britanikë).
Planet e Ministrit Denormandie për ta bërë industrinë e ndërtimit në Francë më të qëndrueshme vijnë edhe pas një sërë iniciativash të tjera ekologjike të ndërmarra në muajt e fundit, në përgjigje të efekteve në rritje të ndryshimit të klimës. Vitin e kaluar, Parisi zbuloi planet e tij për ndërtuar “pyje urbane” rreth monumenteve arkitektonike./Monitor/