Nëse edhe më parë keni rekrutuar dikë në punë, atëherë ju padyshim keni një listë me disa pyetje të rëndësishme që ia bëni personave që mendoni se do të punësoni. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve nuk janë aspak të përshtashme, sepse ju nuk arrini të zbuloni asgjë për kandidatin nëpërmjet tyre. Më poshtë do të njiheni me 5 pyetje të rëndësishme për t’u bërë gjatë një interviste pune, si edhe me 3 pyetje bonus që nëse jepni përgjigjen e saktë do të fitoni shumë pikë.
1. Çfarë lloj pune ju pëlqen të bëni?
Kjo është një ndër ato pyetje që pothuasje nuk bëhet asnjëhëherë gjatë një interviste pune dhe kjo nuk është një gjë aspak e mirë, sepse ajo bën pjesë në grupin e pyetjeve të rëndëishme. Së pari, nëse bëhet kjo pyetje, pjesa më e madhe e kandidatëve do t’ju japin një përgjigje të vërtetë. Dhe pikërisht në sajë të përgjigjes që ata do t’ju japin ju mund të zbuloni shumë në lidhje me ta, me zakonet e tyre dhe me mënyrën sesi ata mund të përshtateshin me kulturën e kompanisë suaj.
2. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni dështuar në një projekt të caktuar? Çfarë ndodhi më pas?
Dhënia e përgjigjes së pyetjes së mësipërme është padyshim e vështirë për kandidatët por shumë e rëndëishme për t’u bërë nga ana e personave që po drejtojnë intervistën e punës. Do të ketë edhe nga ata kandidatë që do t’ju thonë se dështimi i tyre më i madh është se ata janë më të mirë seç duhet, më të përgatitur seç duhet. Nuk do shumë për të kuptuar se ata po gënjejnë. Ndërsa ata, që mund të jenë kandidatët e duhur për t’u përzgjedhur janë personat që i pranojnë dështimet e tyre, apo edhe gabimet që kanë bërë, por që më pas e kanë vërtetuar se në hapin e rradhës që kanë hedhur, apo në projektin tjetër që kanë realizuar, të jenë më të suksesshëm se më parë.
3. Cila nga punët tuaja të mëparshme ishte e preferuara juaj? Pse?
Kjo pyetje është pothuasje e ngjashme me pyetjen e parë, përveç faktit se këtu kandidati do të listojë se cilat janë karakteristikat që i pëlqejnë më shumë në një punë dhe se cilat janë ato që ai vlerëson më shumë prej saj. Disa mund të përmendin miqësinë e krijuar me kolegët. Të tjerë mund të përmendin arritjet e tyre dhe ngjitjet e shkallëve të karrierës, të tjerë sfidat me të cilat janë përballur, etj. Çfarëdo që ata të thonë, nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar për këtë pyetje, sepse një gjë e tillë varet vetëm nga natyra dhe kultura e kompanisë suaj.
4. Cila ishte përvoja më stresuese gjatë punës suaj të mëparshme?
Ju mund ta konsideroni këtë pyetje, si të kundërtën e pyetjes nr. 3. Kjo pyetje do t’ju tregojë mënyrën sesi një kandidat përballet me situatat e vështira. E vërteta e kësaj pyetjeje qëndron në faktin se nuk ka punë pa vështirësi, por mënyra sesi punonjës të ndryshëm reagojnë përballë vështirësive përbën një diferencë të madhe në përzgjedhjen e kandidatit të duhur.
5. Pse po largoheni nga kompania ku keni punuar?
Kjo është një pyetje që bëhet shpeshherë gjatë një interviste pune sepse ka një rëndësi të veçantë. Si në rastin kur kandidati përpara jush ka vite eksperiencë, ashtu edhe kur ai sapo ka dalë në nga bankat e shkollës, do të ketë gjithmonë një arsye se përse ai dëshiron të largohet nga puna e tij aktuale. Pavarësisht përgjigjeve që mund të japin, ju duhet t’i kështoni veçanërisht kujdes të veçantë mënyrës sesi kandidatët përgjigjen. Nëse ai fillon të ankohet që në fjalën e parë që thotë apo t’ia hedhë fajin për probleme të ndryshme drejtuesve apo menaxherëve, atëherë ju keni përballë një kandidat, puna me të cilin do të jetë padyshim e vështirë. Prandaj tregohuni të kujdesshëm në përzgjedhjen tuaj.
Pyetjet bonus
6. Më filsni për veten tuaj
Kjo është gjithashtu një pyetje që bëhet shpeshherë gjatë një interviste pune. Kjo do t’jua vendosë kandidatin në një tjetër kënd. Këtu ju do të kuptoni nëse atij i pëlqen të falsë shumë apo jo për veten, në rast se i pëlqen të lavdërohet më shumë seç duhet, apo nëse është një njeri i rezervuar.
7. Nëse do të zgjidhnit të jetonit në një tjetër planet, cili do të ishte?
Pyetjet e çuditshme shërbejnë për të marrë vesh shumë gjëra që juve si intervistues ju interesojnë. Fillimisht ato shërbejnë fare mirë për të thyer akullin dhe për ta bërë kandidatin që të mos ndihet shumë i tensionuar gjatë intervistës së punës. Këto pyetje tregojnë shumë në lidhje me personalitetin e kandidatin, sigurisht nëse ju gjithmonë do të dini t’i kuptoni përgjigjet e tyre në mënyrën e duhur.
8. A mund të ma jepni pak stilolapsin tuaj?
Jo pa qëllim kjo pyetje është lënë për në fund. Nëse një kandidat vjen në intervistën e punës pa një stilolaps me vete apo pa një axhendë, atëherë kjo nuk është fare një shenjë e mirë. Ky është një detaj fare i vogël, që sigurisht nëse ju do t’i jeni përgjigjur mirë pyetjeve të mësipërme do të ketë një ndikim shumë të vogël në vlerësimin tuaj por që nëse e keni me vete do të keni padyshim një plus në krahasim me kandidatët e tjerë./Monitor/