Revolucion në Finlandë: 4 ditë pune në javë me 6 orë në ditë dhe paga e njejtë

Në Finlandën e  qeverisur nga gratë, viti 2020 për ekzekutivin ka nisur me përgatitjet  për eksperimente ambicioze sociale.

Kryeministri e re, 34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

Sanna Marin e premtoi këtë reformë me rastin e 120 vjetorit të Sdp, Partisë Social Demokratike, ku de-fakto është drejtuese e saj.

Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.

Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.

Ky revolucion siç përshkruhet nga mediat e huaja, ia njeh kështu punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës. Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *