Puna nuk t’i jep të gjitha, por aq sa ti je gati të bësh kompromis!

Dikur, në një sallë leksioni, kur një student u pyet se cili ishte qëllimi i tij pas diplomimit, u përgjigj: “Gjithçka që dua është një punë me pagë të mirë, e qëndrueshme, pa shumë stres, të mos më duhet të punoj nga shtëpia pas orarit zyrtar, apo të qëndroj vonë. Gjithashtu të marr prej saj përfitime të shpeshta dhe të mos ketë nevojë për shumë specializime.” Madje ai i tha të gjitha me aq qetësi, sa dukej se gjithçka ishte plotësisht e arsyeshme dhe e zakonshme.

E dini çfarë i tha profesori? “Të uroj fat, se do të të duhet, pasi ajo që ti kërkon nuk ekziston fare!” Në arsyetimin referuar përgjigjes ndaj studentit, pedagogu u shpreh: “Nëse mendoni se isha i ashpër, duhej të isha. Ai student kishte përshkruar një punë që shumë njerëz do ta donin, por duhej të hiqte diçka nga lista e tij e dëshirave. Ne nuk duhet të mashtrojmë veten se gjithçka që mund të imagjinojmë, ekziston- madje as puna perfekte. Sa më shumë kërkesa të keni për diçka, duke u bërë përzgjedhës përtej arsyes, aq më shumë nuk do vini re gjëra të tjera pozitive, që ndoshta nuk përmbushin të gjitha kriteret, por janë padyshim të kënaqshme. Kjo është jeta! Duhet bërë kompromis!”

Në thelb, punët  me kohë të plotë vijnë me përgjegjësi dhe fleksibilitet që disa punëtorë mund të mos i dëshirojnë. Ndaj të fiksosh kërkimin ndaj punëve në dukje perfekte, është jo e logjikshme. Punëdhënësit përherë do ta bëjnë një punë më pak të dëshirueshme në mënyrë që të gjejnë punonjës me më pak kërkesa. Gjithmonë ka të tillë! Nevoja lind plot të tillë!

Adam Smith tek “Pasuria e Kombeve” vuri në dukje se punët e këndshme gjenerojnë shumë punonjës, duke rezultuar në paga relativisht më të ulëta. Punët e pakëndshme krijojnë pak interes, kështu që punëdhënësit duhet të ofrojnë një premium për të tërhequr punëtorë. Ju mund të keni një punë të këndshme që paguan pak ose një punë të pakëndshme që paguan shumë, por jo një punë që është edhe argëtuese dhe fitimprurëse. Ekonomistët e quajnë këtë “diferencim kompensues”: ndryshimet në punë kompensohen nga diferencat në të ardhura.

Kompensimi i diferencave lehtëson marrjen e një vendi pune, por në një qasje më gjithëpërfshirëse faktorët krijojnë një trilemë. Në vend që të zgjedhim njërin prej dy përfitimeve, si në rastin e një dileme, trilema e punës kërkon që një vend pune të plotësojë tre kushte kryesore:

  • Lehtësia e marrjes së vendit të punës.
  • Natyra e punës.
  • Kompensimi i pritshëm (përfshirë pagat dhe përfitimet).

Punët relativisht të sigurta dhe të kënaqshme, me pagë të mirë dhe të besueshme janë të vështira për t’u gjetur. Nga ana tjetër, punët e lehta për t’u gjetur, paguhen pak. Në të njëjtën kohë, kur punët e mirëpaguara janë lehtësisht të disponueshme, ato padyshim do të jenë veçanërisht të rrezikshme ose stresuese. Këto janë të vetmet rrugë nga të cilat gjithëkush kalon.

Prandaj nëse ndonjëra prej cilësive është më e dëshirueshme, do të duhet të bëhet kompromis lidhur me dy të tjerat. Fitimi i më shumë parave mund të nënkuptojë orë të gjata dhe një diplomë. Vendet lehtësisht të aksesueshme, janë të pakëndshme dhe nga ana tjetër pozicionet e dëshirueshme, kërkojnë specializime gjithashtu të tilla.

Ndaj edhe tek shembulli në fillim të këtij shkrimi, student morri përgjigjen e dhënë. Me një diplomë të thjeshtë universiteti, është surreale të pretendosh një pozicion pune me kërkesat e studentit më lart.

Trilema e punës ndjek trendet e tregut. Shumica e njerëzve duan punë fleksibël, kështu që punët fleksibile priren të paguajnë më pak. Nga ana tjetër, shumicës së njerëzve nuk iu pëlqen të punojnë natën, kështu që turni  i tretë tenton të paguajë më shumë. Ndaj ekspertët dalin në një përfundim të madh: “Injoroni këshillat e tipit ‘Bëni atë që doni!’. Jo! Kjo nuk ka vlerë  sepse nëse është fakultative,  njerëzit duan të bëjnë të njëjtat gjëra. Zgjedhja e një karriere është më e ndërlikuar sesa ndjekja e ëndrrave. Varet çfarë ti mund të sakrifikosh dhe për çfarë gjëra mund të bësh kompromis.”

Celësi i gjithë kësaj është të kuptuarit se asgjë nuk është e pazakontë. Nëse keni  tolerancë çuditërisht të lartë për shkollën, ndiqni një karrierë që kërkon shumë shkollim. Nëse keni preferenca “të pazakonta” për liri, atëherë hiqni dorë nga kërkesa për pagesa të larta- të paktën që në fillim! Dhe nëse ju pëlqejnë llogaritë, kjo është një rrugë që duhet ta konsideroni seriozisht sepse do të paguheni sikur t’i urreni ato. Jo çdokush do të përballonte punën i zytur në shifra dhe punëdhënësit e marrin parashysh këtë.

Kështu, duhet kuptuar se nuk ka asnjëherë diçka të përsosur. Edhe nëse do të kishte diçka të tillë, e sigurt që nuk do të zgjaste! Kontributi i një personi përcakton pagën e tij dhe pastaj të gjitha përshtaten në përputhje me rrethanat./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *