Të mësosh nga gabimet e të tjerëve mund të bëjë një ndryshim të madh për t’ju ndihmuar të arrini suksesin që dëshironi në jetë. Për këtë arsye 10 milionerë dhe njerëz të suksesshëm që kanë arritur gjithçka vetë, ndajnë këshillat për veprimet e zakonshme që i mbajnë njerëzit larg suksesit dhe që ata nuk do i bënin. Ja cilat janë!
1. Gjendja statike
“Të mos ndërmarrësh risqe është arsyeja numër 1 pse shumica e njerëzve dështojnë dhe është një gabim shumë i zakonshëm e i lehtë për t’u bërë. Të shfaqesh përsëri e përsëri kërkon besim e këmbëngulje, por krijon edhe disiplinë. Ju kurrë nuk duhet pushoni së lëvizuri. Nëse nuk bëni ndonjë lëvizje të madhe, kur qëndroni në të njëtin vend thjesht do të zhyteni më poshtë.”
—Grant Cardone, themelues i Cardone Capital, një perandori e pasurive të patundshme me vlerë neto 750 milionë dollarë.
2. Të mos punosh shumë.
“Është joshëse të jesh dembel, por nëse doni të arrini rezultate të shkëlqyera, duhet t’i futeni punës. Unërritur nga prindër, të cilët më thanë që mund të bëja gjithçka që doja dhe të isha kushdo që doja të isha, për sa kohë që punoja shumë për të. Sot të gjithë më thonë se ndoshta punoj shumë – por kjo është pikërisht ajo që duhet. “
—Michael Ovitz, bashkëthemelues dhe ish drejtues i AAC; ish presidenti i kompanisë Walt Disney; investitor dhe filantrop.
3. Të kesh një qëndrim negativ.
“Kur punësoj dikë në biznesin tim ose ortakërinë time me një sipërmarrës në “Shark Tank “, iu kërkoj vetëm një gjë: qëndrimin pozitiv. Dikur mendoja se mund të përshtatesha me dikë edhe nëse ai kishte një qëndrim të keq, por që atëherë kam mësuar se kjo nuk ndodh. Duhet vetëm një person negativ në një grup prej 10 personash të lumtur për të ulur tërë ekipin. Ndaj, edhe gjatë kohërave të vështira, ju duhet të jeni në gjendje të ecni përpara dhe të mbani një qëndrim pozitiv pavarësisht se çfarë ndodh. ”
—Barbara Corcoran, themeluese e The Corcoran Group; host podcast i “Business Unusual”; Investitori “Shark Tank”.
4. Të presësh shumë kohë për të marrë një vendim.
“Nëse do të zbatoni rregullin 40/70, do të jeni të suksesshëm në çdo gjë që zgjidhni të bëni. Vite më parë, mësova një parim të vlefshëm nga gjenerali Colin Powell: Ju duhet vetëm 40% deri në 70% e informacionit për të marrë një vendim. Nëse mendoni se ju duhet siguri totale, mundësia do t’ju gjithmonë. Pra, si t’ia bëni? Besojini intuitës, rrezikoni dhe bëni përpara. Udhëheqja efektive është përzierje e njohurive dhe përvojës. Shpesh, aftësia juaj për të marrë vendime në mungesë të informacionit mund të jetë vlera e madhe që keni. “
—Shaun Rawls, themelues dhe CEO i Rawls Consulting; rriti Grupin Rawls të Keller Williams në mbi 4 miliardë dollarë shitje vjetore dhe autori i librit “F’-IT-LESS”.
5. Të mos qeshësh.
“Fuqia e të qeshurit nënvlerësohet fuqishëm. Një buzëqeshje e ngrohtë dhe e vërtetë krijon menjëherë besim dhe është gurthemeli i çdo transaksioni biznesi. Jo vetëm që shton energji pozitive, por gjithashtu ju bën të dukeni të afrueshëm. Njerëzit duan të bëjnë biznes me njerëz që iu pëlqejnë, me të cilët mund të lidhen dhe të ndjehen rehat. Ndaj qeshni dhe bëjeni vërtet, me shpirt! Sa më autentik të jesh, aq më shumë ndikim do të kesh.Studimet kanë zbuluar gjithashtu se të qeshurit ju bën më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më kreativë. Më e mira nga të gjitha? Është falas!”
—Holly Parker, themeluesi dhe CEO i The Holly Parker Team në Douglas Elliman; fitues i shumë çmimeve dhe me një nivel shitjesh prej 8 miliardë dollarësh.
6. Të përqëndrohesh në shumë gjëra njëherësh.
“Zgjidh një gjë për të cilën je i apasionuar dhe bëje më mirë se gjithë të tjerët. Shumë njerëz kanë 1.000 ide brilante dhe kurrë nuk fillojnë asnjë prej tyre. Përkundrazi, ata përfshihen tek të gjitha dhe asnjëra nuk merr vëmendjen e duhur. Nëse ia vlen të bësh, ia vlen të bësh siç duhet. Një herë u largova nga një kompani sepse themeluesi ishte më shumë më dashuruar me idenë e tij të ardhshme sesa me suksesin e biznesit. Ajo ide më dukej si ëndërr dhe mendova se po humbja kohë dhe energji. Sot, ai e ka realizuar idenë e tij, kurse unë e humba atë mundësi kur ika nga puna.”
—James Daily, partner themelues i Daily Law Group, i cili ndihmon klientët e profileve të larta me çështjet gjyqësore të abuzimit fiduciar.
7. Të mos planifikosh kohën dhe agjendën tënde.
“Si sipërmarrës, unë i bëj gjërat duke iu përmbajtur një rregulli: Përcaktimi dhe organizimi i çdo gjëje për të cilën unë angazhohem. Mund të tingëllojë shumë strikte, por shumica e njerëzve nuk arrijnë ta bëjnë këtë. Nëse nuk hyni në ritmin e caktimit të detyrave dhe kohës përkatëse të secilës, do ta gjeni veten duke luftuar të mbani mend të gjitha gjërat që tashmë i keni harruar. ”
—EnDennis Najjar, bashkëthemelues i AccountingDepartment.com, një shërbim virtual i kontabilitetit për bizneset e vogla.
8. Të imitosh dhe besosh verbërisht njerëzit më të suksesshëm.
“Kur ka shumë zgjidhje të mundshme për një problem, është e lehtë të zgjedhësh atë që ka funksionuar për dikë tjetër. Por e vërteta është ndryshe: Nuk ka rëndësi nëse ka funskionuar për dikë tjetër. Ajo që ka rëndësi është, nëse do të bëjë edhe për ju. Drejtuesit e mirë nuk imitojnë verbërisht njerëzit më të suksesshëm përreth tyre. Ata e dinë që veshja e një rrobe të zezë çdo ditë nuk do t’i kthejë ata në Steve Jobs. Në vend të kësaj, ata shikojnë përbërësit e suksesit dhe i zbatojnë ato në rrethanat e tyre. “
—Luke Freiler, CEO dhe bashkëthemelues i Centercode, një ofrues zgjidhjesh të Validimit të Konsumatorëve që ndihmon qindra ndërmarrje dhe kompani të teknologjisë me zhvillim të lartë të sjellin në treg produkte dinamike dhe të lezetshme.
9. Të përpiqesh të kontrollosh gjithçka.
“Nëse doni të arrini qëllimet tuaja, mos kini besimin e verbër se gjithçka është ose duhet të jetë në kontrollin tuaj. Ndonjëherë, thjesht duhet të pranosh realitetin e një situate, të jesh vendimtar, të ndash kohën tënde dhe të bësh ndryshim. Ky është çelësi për të arritur sukses si në punën tuaj ashtu edhe në jetën personale. “
—LonAlon Rajic, CEO i Review Home Warranties, faqja më e gjithanshme në botë e sipërmarrjes shtëpiake
10. Të mos vraposh drejt së panjohurës.
“Motoja jonë e zyrës sime është: ” Hidhuni ose largohuni fare!”. Ndërtimi i një kompanie, marke personale ose karriere kërkon një mendësi të përbashkët tek ekipi dhe gjithë grupi që të ndjek. Ndaj dilni nga zona juaj e rehatisë dhe mos kini frikë të luftoni. Për shembull, aplikoni për atë pozicion ekzekutiv që dëshironi vërtet, edhe pse kërkon një përvojë dekadash dhe kualifikime në dukje të paarritshme. Cila është më e keqja që mund t’ju ndodhë? Ju mund të merrni punën dhe të zbuloni se edhe ashtu si jeni ia dilni dhe do përpiqeni të përmirësoheni më tej. Në gjashtë muaj, ju mund të rriteni në mënyra që nuk i kishit menduar. Edhe nëse nuk e merrni punën, të paktën nuk do keni pengun që nuk e provuat – dhe kjo ju bën më të mirë se gjithë njerëzit e tjerë që qëndruar në guackën e tyre të sigurt, se kishin shumë frikë të dilnin. “
—James Sixsmith, themelues dhe CEO i Trade Context; bashkëthemelues i SpeedUpTrader; ish lojtar profesionist hokeji./Atlas/