Zvicra është shpallur vendi më i shtrenjtë në botë, me Norvegjinë të dytën dhe Islandën e cila mban vendin e tretë për jetesën më të kushtueshme.
Shteti alpin u rendit i pari në një studim të 132 vendeve që mati koston e mallrave përfshirë sende ushqimore, rroba dhe tarifa taksie. Danimarka dhe Luksemburgu gjithashtu u përfshinë në listën e 10 vendeve më të shtrenjta, së bashku me Japoninë, Bahamas, Izraelin, Singaporin dhe Korenë e Jugut. Shtetet e Bashkuara ishin e 20-ta në listën e përpiluar nga revista e biznesit CEOWORLD, me Mbretërinë e Bashkuar shtatë vende më të ulëta në vendin e 27-të.
Ekspertët matën vendet me një gamë të kostove të jetës, përfshirë akomodimin, veshjen, tarifat e taksisë, shërbimin, internetin, çmimin e sendeve ushqimore, transportin dhe ngrënien jashtë. Vetëm tre vende, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, u renditën si më të shtrenjta se New York. Zvicra u cilësua vendi më i shtrenjtë në botë me rezultatin 122.4, shumë përpara Norvegjisë së vendit të dytë në 101.4.
- Zvicra
2.Norvegjia
3.Islanda
4.Japonia
5.Danimarka
6.Bahamas
7.Luksemburgu
8.Izraeli
9.Singapori
10.Koreja e Jugut
/ACP/