Nga 27 prilli do të rihapin biznesin e tyre edhe dyqanet e rrobave, këpucëve, bizhuve, lojërave. Edhe shërbimet taksi do të jenë pjesë e listës së aktiviteteve që pritet të të hapen javën e ardshme.
Në faqen e e-albania do të publikohen sot deri nesër, aktivitetet që do të hapen prej datës 27 prill. “Të gjithë ata që do të hapen duhet të njihen me protokollen dhe të jenë konform rregullave. Çdo aktivitet ka kodin e vet përkatës”, deklaroi kryeministri Rama.
“Me bllokun e dytë u japim mundësi të kthehen në punë 27 589 punonjësve të regjistruar. Do te hapen shitjet me pakicë ne dyqane jo të specializuara, tregti me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure, tregtia me pakicë e mobiljeve, artikuj shtëpiakë, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, tregtia me pakicë e lojrave e lodrave në dyqane të specializuara. Shërbimi taksi është pjesë e listës për tu hapur javën e ardhshëm me vetëm një person brenda në diagonal me shoferin”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi taksitë janë përfitues të 3 pagave të luftës.
“Pavarësisht faktit të hapjes çfarë është dhënë nuk do të merret. Pavarësisht se nis puna nuk do u merret paga e luftës”./Monitor/