Nafta amerikane tregtohet me çmime nën zero për herë të parë në histori, prodhuesit paguajnë për ta hequr atë

Çmimet e naftës amerikane u futën në territor negativ për herë të parë në histori, pasi avullimi i kërkesës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e la botën të ngopur me naftë dhe pa kapacitete të mjaftueshëm magazinimi – që do të thotë se prodhuesit po paguajnë blerësit për ta hequr naftën nga duart e tyre, shkruan Financial Times.

West Texas Intermediate, treguesi referencë i naftës amerikane, humbi më shumë se 250 përqind të hënën për tu tregtuar në – 40.32 dollarë për fuçi në një ditë kaosi në tregjet e naftës.  Tregtarët u kapitulluan përballë një aksesi të kufizuar në kapacitetin e ruajtjes në SH.B.A., duke përfshirë pikën kryesore të vendit të dorëzimit të Cushing, Oklahoma.

Rënia do të jetë një goditje për presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka bërë shumë për të mbrojtur sektorin e naftës, përfshirë mbështjetjen e lëvizjeve të Opec dhe Rusisë për të ulur prodhimin dhe duke premtuar mbështetje për industrinë.

Sektori i shistit argjilor, nga i cili nxirret naftë, e ka shndërruar SH.B.A. në prodhuesin më të madh të naftës në botë në dekadën e fundit, duke i dhënë z. Trump një mjet të politikës së jashtme që ai e ka quajtur “Dominanca e Energjisë Amerikane”, por që tani përballet me një rënie të shpejtë.

Çmimet negative janë indikacioni i fundit i thellësisë së krizës që godet sektorin e naftës, pasi bllokimet e vendosura në shumë nga ekonomitë kryesore të botës kanë çuar në rënie të kërkesës së naftës së papërpunuar me një të tretën, duke e lënë industrinë të përballet me atë që analisti i Jefferies Jason Gammel e quajti ” makro perspektiva më e errët e naftës ”që ai kishte parë ndonjëherë.

Jo të gjitha kontratat e naftës po tregtohen në territor negativ. Brent, standardi ndërkombëtar, humbi 9 përqind të hënën për të rënë në 25 dollarë për fuçi, por është më pak i prekur për momentin nga çështjet e magazinimit.

Brent është naftë bruto e papërpunuar e detit që u mundëson tregtuesve ta transportojnë me lehtësi në zona me kërkesë më të lartë. Amrita Sen, analist në Aspektet e Energjisë tha: « Brent mund ta vendosësh në anije dhe ta transferosh menjëherë nëpër botë. Ndërsa Rezervuarët e depozitimit në Cushing, do të jenë të mbushura në maj. ”

Kontratat e WTI për dorëzimin në qershor humbën 16 përqind, por mbetën mbi 20 dollarë për fuçi, megjithëse tregtarët paralajmëruan se mund të përballen me humbje të mëtejshme. Të dy standardet referencë të naftës tregtoheshin me  mbi 65 dollarë për fuçi deri në janar.

Stephen Schork, redaktor i buletinit të tregut të naftës The Schork Report, tha që ai priste që për dy javë të mos kishte më kapacitete magazinuese në Sh.B.A  – dhe paralajmëroi se rënia e konsumit të naftës në vend po përshpejtohej./Monitor/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *