FMN: Ekonomia globale po vuan krizën më të rëndë që nga 1930

Këtë vit ekonomia globale do të vuajë krizën më të rëndë financiare që nga Depresioni i Madh në 1930, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi qeveritë në mbarë botën mundohen të përmbajnë pandeminë Covid-19. Organizata me qendër në Washington tani pret që ekonomia globale të kontraktohet me 3% në vitin 2020, ndryshe nga janari kur ajo kishte parashikuar një zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.3% për këtë vit.

“Ka shumë të ngjarë që këtë vit ekonomia globale të përjetojë recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, duke tejkaluar edhe atë që u pa gjatë krizës financiare globale një dekadë më parë, rreth viteve 2008- 2009.” tha Gita Gopinath, krye ekonomistja e FMN, në raportin e fundit të Outlook World Economy .

Në janar, FMN kishte vlerësuar 3.4% rritje të PBB-së globale në 2021 dhe kjo tani është rishikuar deri në 5.8% megjithëse rritja pritet të vijë nga një bazë më e ulët pas tkurrjes së parashikuar të vitit 2020.

“Një rikuperim i pjesshëm është parashikuar për vitin 2021, me lartësi të rritjes së trendit më lart, por niveli i PBB-së do të mbetet nën trendin para-virus, me një pasiguri të konsiderueshme në lidhje me forcën e reagimit.” tha Gopinath./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *