Kriza Coronavirus 4 herë me e keqe se kriza financiare e 2008-ës

Goditja globale ekonomike nga kriza e Coronavirusit ka të ngjarë të jetë katër herë më e keqe se kriza financiare dhe SHBA do të shohë nivelin e saj më të lartë të papunësisë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas një parashikimi të Goldman Sachs. Me shumicën e ekonomive në zhvillim të botës, në një mbyllje totale si përpjekje për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit, Goldman sheh një rënie të PBB-së në tremujorin e dytë me 11% krahasuar me një vit më parë dhe 35% nga tremujori i mëparshëm mbi baza vjetore.

Në SHBA niveli i papunësisë së përgjithshme pritet të arrijë rreth 15% dhe sipas Goldman Sachs, kjo tregon qartazi ashpërsinë e situatës, pasi shumë punëtorë do të mënjanohen dhe nuk kërkojnë më punë, edhe pas ndonjë rihapjeje të mundshme të ekonomisë. Kjo do të shoqërojë një rënie të PBB-së në SHBA prej 11% nga një vit më parë dhe 34% në baza tremujore, të dy numrat gjithashtu dukshëm më keq se çdo rezultat tjetër regjistruar gjatë krizës financiare në 2008./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *