FMN: Shtetet të reagojnë ashpër ndaj krizës!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se të gjitha vendet europiane mund dhe duhet të reagojnë “me forcë” ndaj krizës ekonomike të nxitur nga pandemia e Coronavirusit, duke mbështetur përpjekjet e qeverive për të rritur shpenzimet.

“Deficiti fiskal në Europë vlerësohet të rritet me rreth 6% të PBB-së në vitin 2020. Kjo është shifër e madhe, por është plotësisht e përshtatshme në krizën aktuale.” tha Drejtori i Departamentit Europian Poul Thomsen në një konferencë për shtyp të mërkurën. “Të gjitha vendet kanë hapësirën e nevojshme për të reaguar me forcë dhe në mënyrë të duhur ndaj pandemisë.” shtoi ai.

FMN paralajmëroi të martën për recesionin më të keq global në pothuajse një shekull dhe parashikoi që zona e euros do të jetë veçanërisht e goditur. Prodhimi në bllok mendohet të zvogëlohet 7.5% këtë vit, krahasuar me një tkurrje globale prej 3%. Ndërsa Fondi pret një rikuperim në 2021, ai paralajmëroi se e gjitha do të varet nga jetëgjatësia e krizës dhe se si ndikon ajo në aktivitetin e biznesit.

Nga ana tjetër, Zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane shprehen se ka shpresë që efektet negative si rezultat i bllokimeve të gjera të jenë jetëshkurtra. Francois Villeroy de Galhau i Francës deklaroi: “Nëse ne menaxhojmë mirë daljen nga kriza, do të jetë një tronditje shumë e rëndë, por e përkohshme.” Edhe nënkryetari i ECB Luis de Guindos dha një pikëpamje të ngjashme në një intervistë për radion spanjolle.
FMN parashikon që ekonomia e Eurozonës të rritet me 4.7% në 2021./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *