Oda e Afarizmit e Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrave përkatës të të dyja vendeve, për krijimin e lehtësive në qarkullim për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës.
Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi që të krijohen lehtësi tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, për bizneset nga Kosova dhe Shqipëria.
Sipas OAK, kjo është më se e domosdoshme, në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve, ndërsa në Kosovë ka kërkesë për to dhe anasjelltas.
“Kërkesë e OAK-ut është krijimi i lehtësive tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve, ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas”, thuhet në letrën që OAK-ut.
Kjo letër është bërë me kërkesë të bizneseve tregtare, për shkak të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultat i pandemisë.
Kërkesa nga Oda e Afarizmit të Kosovës u është dërguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti. si dhe ministrave përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fund, kjo Odë kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare t’iu krijohen lehtësi për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin.