Për hir të ekonomisë, izolimi gradualisht duhet të mbarojë!

Si futet përsëri në aktivitet një ekonomi që është mbyllur nga pandemia? Përgjigja është e thjeshtë: me shumë, shumë kujdes. Ndërsa Coronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, qeveritë europiane kanë filluar të mendojnë se si të rihapin fabrikat, zyrat dhe shkollat, ndërsa minimizojnë mundësinë e shpërthimeve të mëtejshme. Austria tha të hënën se gradualisht do të fillojë të rihapë dyqanet pas Pashkës, duke u bërë vendi i parë në Europë që e bën këtë.

Presioni po u ushtrohet qeverive për të shpjeguar planet e tyre për shkak të rritjes së kostove ekonomike të masave të krijuara për të kontrolluar Coronavirusin po rritet. Nga ana tjetër, frika e falimentit dhe faktit se furnizimet ushqimore dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor mund të prishen ekzistojnë prej një kohe të gjatë.

Por ndërsa izolimet dhe mbyllja ka të ngjarë të qëndrojnë për javë, madje edhe muaj në disa vende, nevojitet planifikim i detajuar që të mbrohen palët e cenueshme dhe të ndihmohen ekonomitë për t’u rikther shpejt në aktivitet, kur të lehtësohen kufizimet. Megjithatë qasja e gabuar mund të çojë në më shumë shpërthime dhe një raund tjetër kufizimesh në punë dhe në jetën publike, nënkupton padyshim më shumë dhimbje ekonomike.

Në Gjermani, ku 100,000 njerëz kanë rezultuar pozitiv për Coronavirusin dhe afro 1.600 kanë vdekur, një grup ekonomistësh, avokatësh dhe ekspertësh mjekësorë po rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë më të madhe të Evropës, e cila do të lejonte që industritë specifike dhe punëtorët të rifillojnë aktivitetet e tyre, ndërsa janë ndërmarrë hapat për të parandaluar një ringjallje të koronavirusit.

Nga ana tjetër, globalisht akademikët shkruajnë se ata nuk presin që një vaksinë apo trajtim efektiv për Coronavirusin të jetë në dispozicion para vitit 2021. Si rezultat, shtetet duhet t’i qasen luftës kundër sëmundjes më shumë si maratonë sesa si një sprint.

“Masat e ardhshme duhet të hartohen dhe përgatiten në mënyrë të tillë që, nga njëra anë, ato të sigurojnë kujdes të mirë shëndetësor dhe nga ana tjetër, që ato të mund të aplikohen gjatë periudhash të pranueshme kohore.” shkruajnë ekspertët. “Planifikimi për këtë tranzicion duhet të fillojë menjëherë në politikë, administratë, kompani dhe organizata të tjera.”

Shtetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, terreneve të lojërave, objekteve sportive dhe shumicës së dyqaneve deri në të paktën 20 Prill, duke i shtyrë ekonomitë në pragun e një recesioni dhe rënieje të thellë. Megjithatë ende nuk dihet një afat fiks se kur e gjitha pritet të mbarojë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha të hënën se ai ende nuk mund të sigurojë një afat për heqjen e kufizimeve dhe autoritetet vendase kanë parashikuar një goditje prej 20% ndaj PBB-së së këtij viti nëse bllokimi zgjat të paktën deri në tre muaj./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *