Individët e infektuar nga Coronavirusi potencialisht përballen me një goditje në shëndetin e tyre dhe mirëqenien personale dhe ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, vendet e goditura nga një emergjencë e papritur e shëndetit publik – siç është duke u provuar të jetë Coronavirusi – mund t’i shohin ekonomitë e tyre të bien dhe buxhetet e tyre të tkurren, pasi vendet shpenzojnë më shumë për të luftuar ndikimin e virusit. Në të njëjtën kohë, ata mund të pësojnë një rënie të të ardhurave nga rënia e aktivitetit ekonomik.
Vendet gjithashtu mund të përballen me të ardhura më të ulëta nga eksporti dhe rënie të thella në sektorin e turizmit. Për pasojë, ndalesa e papritur e hyrjeve të kapitalit mund të përkeqësojë situatën më tej. Ndaj sipas Fondit Monetar Ndrkombëtar, nëse një vend i veçantë është me fat për t’i shpëtuar virusit lehtë, efektet ekonomike nga zinxhirët e dëmtuar të furnizimit mund të çojnë në veprimtari të mjerueshme ekonomike.
Ndihma financiare në kohë
Sipas FMN, ndërsa ndikimi fizik i virusit do të trajtohet nga profesionistë të shëndetit, autoritetet mund të ndihmojë në zbutjen e pasojave ekonomike nga Coronavirusi. Përveç politikave dhe këshillave teknike, mbështetja më e madhe që mund të sigurohet në raste të tilla emergjente është përmes ndihmës financiare në kohën e duhur. Kjo pasi, financimi i shpejtë mund të jetë thelbësor për të rimbushur rezervat ndërkombëtare ose për të rritur buxhetet.
Kur virusi Ebola shkatërroi pjesë të Afrikës dhe Guinesë, Liberisë dhe Sierra Leones, FMN ofroi ndihmë emergjente koncesionare prej 378 milionë dollarësh për këto tre vende, një total prej 2.3 përqind të PBB-së së tyre të marrë së bashku.
Dy instrumente të financimit emergjent
Sipas FMN, ka dy instrumenteve financimit emergjent: Instrumenti i Shpejtë i Kredisë dhe Instrumenti i Financimit të Shpejtë. Vendet anëtare mund të marrin fonde për t’u përgjigjur goditjeve, përfshirë katastrofat e mëdha natyrore dhe shëndetësore. Përfitimet e këtyre dy mjeteve të huadhënies janë madhësia, shpejtësia dhe fleksibiliteti i tyre.
Në kontrast me programet e Fondit që sigurojnë financim me kalimin e kohës, disbursimet nën këto dy instrumente janë pagesa të njëhershme të destinuara për të mbuluar një nevojë urgjente të bilancit të pagesave dhe që nuk i nënshtrohen kushteve tradicionale të FMN. Vendi duhet të tregojë vetëm se borxhi i tij është i qëndrueshëm dhe të angazhohet për politika ekonomike që ndihmojnë në kapërcimin e emergjencës.
Sa arrin ndihma?
Në rast të një rënie të thellë të shkaktuar nga Coronavirusi, Fondi vlerëson se mund të sigurojë deri në 50 miliardë dollarë financim për të financuar si përgjigje fillestare ndaj vendeve në zhvillim. Vendet me të ardhura të ulëta mund të përfitojnë nga rreth 10 miliardë dollarë amerikanë të kësaj shume, kryesisht me kushte koncensionare.
/ International Monetary Fund, Atlas