Kriza Coronavirus do i bëjë njerëzit shumë më të kursyer e të kujdesshëm!

Një gjeneratë super të kursyerish mund të jenë produkt i krizës Coronavirus dhe kjo potencialisht do të riformësojë ekonominë. Morgan Housel, partnere në firmën e kapitalit Collaborative Fund dhe autore e librit “Psikologjia e parave”, ka deklaruar se kriza e Coronavirusit do të çojë në “një brez super kursimtar”, të cilët do të stepen e do të tregohen më të kujdesshëm për të ndërmarrë rreziqe financiare.

“Kur papritur jeni zgjuar në realitetin se bota është shumë më e brishtë sesa keni besuar dikur, thjesht keni një oreks shumë më të ulët për të ndërmarrë më shumë rreziqe për të ardhmen sesa keni pasur më parë. Unë mendoj se kjo do të çojë në një gjeneratë që është më pak e interesuar të ndërmarrë rreziqe, sepse ata do të jenë thjesht shumë më të dhënë për mbrojtjen e tyre sesa ishin më parë. “ shprehet ajo.

Coronavirusi, i cila u raportua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019, deri më tani ka infektuar një milion njerëz globalisht, me një numër total viktimash mbi 53,000 persona. Frika për shtrirjen dhe kohëzgjatjen e shpërthimit kanë tronditur edhe tregjet globale të aksioneve dhe i kanë shtyrë analistët në të gjithë botën të paralajmërojnë një recesion të thellë në horizont./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *