Ekonomia e Eurozonës është në një rënie të pashembullt dhe tkurrjet mund të thellohen edhe më tej pasi mbyllja e aktivitetit ekonomik dhe social, për të kontrolluar Coronavirusin po zgjatet. IHS Markit ka publikuar së fundi një raport të shërbimeve dhe pikave të prodhimit dhe atje vihet re se një tkurrje vjetore ekonomike prej rreth 10%. Madje sipas publikimit besimi i biznesit ka rënë në nivele të tilla, që humbja shihet si e pashmangeshme.
Vlerësimi parashikon një javë të zymtë për ekonominë e Europës, ku shifrat treguan se prodhimi ishte në një recesion të thellë, në një kohë kur papunësia rritet dhe mijëra kompani në Gjermani kanë shkurtuar orë të tëra pune.
Indeksi i blerjeve të Markit ra në 29.7 në mars, edhe më i ulët se sa vlerësohej fillimisht. Kjo është ulur nga 51.6 në shkurt dhe shumë më poshtë se 50, linja që ndan rritjen nga tkurrja. Pothuajse çdo vend në anketim kishte një lexim të ulët në vlera rekord. Masa për shërbimet, e cila përfshin hotele dhe restorante ra n 26.4, ndërkohë që Italia kishte humbjet më të thella, ku për marsin u vlerësua vetëm me 17.4 pikë.
Rënia vihet re sidomos në turizëm dhe bizneset e kohës së lirë dhe argëtimit, të cilat tani janë mbyllur si pjesë e masave kombëtare të distancimit social. Shumë vende po zgjasin gjendjen e tyre të jashtëzakonshme, pasi numri i vdekjeve nga shpërthimi vazhdon të rritet.
“Asnjë vend nuk po i shpëton rënies së thellë.” tha Chris Williamson, kryekonomist i biznesit në IHS Markit. “Por rënia veçanërisht e madhe në sektorin e shërbimeve në vetëm 17.4 pasqyron pamjen e errët të gjërave pasi izolimi të ketë përfunduar në muajt e ardhshëm, kur gjërat nuk do kthehen më kurrë në gjendjen e mëparshme.”/Atlas/.