Punëtorët e Mbretërisë së Bashkuar të cilët nuk mund të bëjnë punët e tyre si rezultat i pandemisë së koronavirusit do të kenë deri në 80% të pagave të tyre të mbuluara nga qeveria, tha ministri i financave në Britani të Premten, në prezatimin e masave të pashembullta për të zbutur efektet ekonomike nga pandemia.
Qeveria do të mbështesë punëtorët duke paguar deri në 80% të pagave të tyre — dhe deri në 2.500 per në muaj (3,000 dollarë) – për të parandaluar kompanitë që janë duke luftuar të paguajnë pagat për të hequr dorë nga njerëzit.
Kjo masë vjen pasi Kancelari Rishi Sunak njoftoi të martën një paketë stimuluese prej 400 miliardë dollarësh në ndihmë të bizneseve të vogla që janë të goditura fort.
Gjithashtu të Premten, Johnson ka urdhëruar të gjitha kafenetë, baret, restorantet dhe baret nëpër Britani që të mbyllen si dhe ka propozuar ndryshime për klubet e natës, palestrat dhe qendrat sportive të prekura gjithashtu. Kreditë për ndërprerje të biznesit gjithashtu do të jenë pa interes për 12 muaj, dhe jo gjashtë muaj siç u deklarua më parë./SCAN