G7-ta e cila bën bashkë 7 vendet më të industrializuara dhe ekonomitë më të fuqishme, q nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, ka anuluar takimin që pritej të mblidhte këtë vit drejtuesit e vendeve.
Duke qënë se aktualisht të gjitha shtetet në fjalë po luftojnë për frenimin e pandemisë Coronavirus, SHBA që mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020 dhe presidenti Donald Trump, nisur nga situata e pazakontë, shkaktuar prej Coronavirusit, kanë anuluar samitin që pritej të mbahej në qershor, në Camp David, pranë Washingtonit.
Ka qënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, i cili ka bërë me dije vendimin e Trump. Ai tha se udhëheqësit do të bisedojnë në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqëndrojnë burimet e tyre në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që ka sjellë përhapja masive e Covid-19.