Gjigandët amerikanë të automobilave bëhen bashkë për të ndihmuar shtetin në luftën kundër Covid-19

Një lëvizje që të kujton Luftërat Botërore, kur fabrikat amerikane të makinave u përshtatën në prodhimin e tankeve, bombarduesve dhe motorëve të avionëve, disa automobilistë amerikanë do të prodhojnë tani respiratorë dhe pajisje të tjera mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë Coronavirus. Bëhet fjalë për tre prodhuesit më të mëdhenj amerikanë, Ford, General Motors dhe Tesla.

Mungesa e respiratorëve është tashmë shqetësim në rritje pasi numri i të prekurve të raportuar rritet në gjithë Shtetet e Bashkuara. Në rastet e rënda, pacientët me Coronavirus humbasin aftësinë për të marrë frymë vetë dhe kanë nevojë për një aparat me tub oksigjeni, i cili pompon ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

“Si prodhuesi dhe punëdhënësi më i madh i automjeteve në Amerikë, Ford është i gatshëm të ndihmojë administratën në çfarëdo mënyre që mundemi, përfshirë mundësinë e prodhimit të respiratorëve dhe pajisjeve të tjera.” tha Ford në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.” Ne kemi pasur diskutime paraprake me qeverinë amerikane dhe ata janë duke punuar për fizibilitetin “.

GM gjithashtu tha që po shikon nëse mund të prodhojë pajisje mjekësore, përfshirë edhe respiratorë. Zëdhënësi i GM, Jeannine Ginivan ka deklaruar se CEO i firmës Mary Barra kishte pasur kontakte me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me mundësinë, duke shtuar: “GM po punon për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për kombin gjatë kësaj kohe të vështirë dhe ne kemi ofruar ndihmën tonë.”

Nga ana tjetër, edhe CEO iTesla-s Elon Musk, ka reaguar kur përdoruesit e Twitter e kanë kritikuar që më herët e konsideronte si të tepërt panikun e pandemisë, duke thënë se: “Ne do të prodhojmë tashmë respiratorë, në fabrikat tona të mbyllura, nëse nevojiten më shumë të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *