Nafta në rënie rekord. Ky nivel çmimesh nuk shihej që nga 2003-shi

Lufta e çmimeve të naftës midis Arabisë Saudite dhe Rusisë ka shumë të ngjarë të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti dhe tjetrit, siç thonë analistët e energjisë për CNBC. Aktualisht standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tregtohet me 26.01 dollarë për fuçi, me një rënie tjetër prej 9%, ndërsa në U.S. West Texas Intermediate (WTI) çmimi është edhe më i ulët, në 22.73 dollarë për fuçi dhe një rënie prej 15% më poshtë.

Brent ra të mërkurën në nivelin e tij më të ulët që nga 26 Shtator 2003, ndërkohë që rënia vjen pasi Coronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, mes një lufte të vazhdueshme çmimesh midis OPEC të Arabisë Saudite dhe udhëheqësit jo OPEC Rusisë. Si rrjedhim, analistët në Eurasia Group besojnë se lufta e çmimeve midis Riadit dhe Moskës ka të ngjarë të zgjasë gjatë gjithë vitit 2020.

“Vendet e Gjirit e shohin Moskën si një fuqi të rëndësishme që mund të luajë një rol të gjerë të sigurisë në rajon për një afat të gjatë. Marrëdhëniet midis Mohammad bin Salman dhe Presidentit Vladimir Putin me siguri u goditën, por imperativat strategjike nuk kanë ndryshuar.” shprehen analistët.

“Pasoja më të mëdha nga tronditja e çmimit të naftës do të grumbullohen gjatë vitit 2020 dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për negociata, kompromise dhe ndoshta edhe një marrëveshje të re për kufizimin e prodhimit. Politika Saudite po përpiqet tani të shkaktojë pasoja të dëmshme për prodhuesit e tjerë në afat të shkurtër, por qëllimi i saj afatgjatë është të jetë mbizotëruesi i tregut dhe përcaktuesi i çmimeve.” thonë analistët e Eurasia Group./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *