SHBA i jep hua Europës 130 miliardë dollarë

Bankat Europiane kanë marrë 130 miliardë dollarë të vëna në dispozicion nga Rezerva Federale Amerikane të Mërkurën, për të ndihmuar në lehtësimin e presionit nga pandemia e Coronavirusit. Ata huazuan pjesën më të madhe të parave, 112 miliard dollarë në operacione të koordinuara nga Banka Qendrore Europiane dhe ky është pdyshim shkëmbimi më i madh që nga kriza financiare më shumë se një dekadë më parë.

Huadhënësit britanikë morën 15.5 miliardë dollarë përmes Bankës së Anglisë, ndërsa institucionet zvicerane morën 2.6 miliardë dollarë. Bankave iu janë ofruar kredi për 84 ditë me një normë prej 0.38%. Kërkesa e rritur vjen si shenjë e stresit në tregjet e financimit, me kryesimin e dollarit kundrejt disa prej monedhave kryesore globale që vazhdojnë të dobësohen mes shqetësimeve për mungesën e likuiditetin.

Të dielën, Rezerva Federale Amerikane rriti linjat ekzistuese të këmbimit me bankat qendrore kryesore në botë, përfshirë Bankën Qendrore Europiane, Bankën e Japonisë, Bankën e Kanadasë dhe Bankën Kombëtare Zvicerane, si pjesë e paketës së saj lehtësuese, duke ulur koston dhe duke zgjatur kohëzgjatjen e kredive. Problemet aktuale janë padyshim më të thellat me të cilat përballet sistemi financiar që nga fillimin e krizës së vitit 2008, ndaj kredidhënia amerikane shihet si një masë për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla edhe në të ardhmen.

Sigurimi i financimit në dollar vjen një ditë pasi Banka Qendrore Europiane iu huazoi bankave 109.1 miliardë euro (120 miliardë dollarë) deri në qershor. Krijuesit e politikave në të gjithë botën po përpiqen të sigurojnë një rrjet efektiv sigurie për ekonominë, e cila është e sigurtë se do të bjerë në recesion pasi prodhimi është goditur fuqishëm dhe shërbimet janë mbyllur./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *