Në Itali, numri i rasteve të koronavirusit është rritur përsëri. Në vetëm 24 orë raportohen 368 vdekje, ndërsa 3,590 kanë të prekur me virus, rreth 100 më shumë se një ditë më parë. Në total numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809 persona, ndërsa mbi 24 mijë persona janë të prekur me COVID-19. Lombardia mbetet deri më tani rajoni më i prekur. Autoritetet lokale po shprehin shqetësimin e tyre për kapacitetin e sistemit të tyre spitalor.
“Shifrat vazhdojnë të rriten. Ne së shpejti do të arrijmë në pikën kur nuk do të kemi më shtretër për kujdes intensiv,” paralajmëroi guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana në një intervistë me Sky TG24. Sipas Fontana, ngritja e një spitali të përkohshëm me 500 vende për terapi intensive është duke u planifikuar në dy pavione në Panairin e Milanos. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, shumica e njerëzve që marrin COVID-19 shërohen brenda disa javësh.
Vdekjet në Spanjë dyfish në një ditë, shkon në 288
Autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se vdekjet nga koronavirusi janë më shumë se dyfishuar në 24 orë, ndërsa numri i të prekurve në total është gati 8 mijë. Spanja ka regjistruar 288 vdekje nga fillimi i pandemisë, 136 që nga e shtuna. Një ditë më parë qeveria e Spanjës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mori masa të ashpëra për të kufizuar lëvizjen, duke lejuar vetëm ato të nevojshmet. Janë mbyllur gjithashtu restorante, bare, shumica e dyqaneve me pakicë dhe transpori public është kufizuar.
Austria kufizon lëvizjen e njerëzve në mbarë vendin
Kancelari Sebastian Kurz deklaroi të dielën se duhet të ekzistojnë vetëm tre arsye që njerëzit të largohen nga shtëpia: punë thelbësore, blerje thelbësore të tilla si ushqimi, dhe të ndihmojnë njerëzit e tjerë. Ai tha se njerëzit do të jenë në gjendje të dalin “vetëm ose me njerëzit me të cilët ata jetojnë në banesën e tyre”. Komentet e Kurzit vijnë pasi guvernatori i provincës së Tirolit kishte njoftuar një bllokim për rajonin e tij alpin. Austria, një vend me rreth 8 milion njerëz, ka konfirmuar 800 të prekur.
Njerëzve mbi 70 vjeç do t’u thuhet të izolohen në Mbretërinë e Bashkuar
Personave të moshuar në Mbretërinë e Bashkuar do t’iu kërkohet të izolohen “brenda javëve të ardhshme”, tha Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock. Ai tha se qeveria kishte përcaktuar kufizimet e ardhshme, të cilat përfshijnë kërkimin e të prekurve dhe atyre mbi 70 vjeç që të izolohen deri në katër muaj, në planin e saj të veprimit për të luftuar virusin. Hancock gjithashtu u bëri thirrje prodhuesve të ndihmojnë në ndërtimin e më shumë ventilatorëve për të cilët ai tha se ishën në sasi “kritike”.
COVID-19 ka të ngjarë të prekë më shumë se gjysmën e popullsisë franceze
Ministri i Arsimit në Francë, Zhan-Michel Blanquer tha në një intervistë se epidemia e koronavirusit “ndoshta” do të prekë më shumë se gjysmën e popullsisë franceze.
“Siç e dini, që nga fillimi, strategjia nuk ka qenë që të parandalojmë që virusi të përhapet, ne e dimë që ai me siguri do të prekë më shumë se gjysmën prej nesh, por me masat që kemi marrë në shpresojmë që virusi të përhapet më ngadalë. Ne konsiderojmë që 50% deri 70% e popullatës do të preket nga virusi”, shtoi Blanquer.
Me deklaratën e tij, Blanquer bashkohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili kishte konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po përpiqet jo vetëm të përmbajë, por edhe të vonojë përhapjen e virusit. Në fillim të kësaj jave, kancelarja gjermane Angela Merkel tha gjithashtu se deri në 70% e popullsisë gjermane mund të infektohet, domethënë rreth 58 milion njerëz.
Australia prezanton masa të rrepta
Edhe Australia e largët mori masa drastike, duke vendosur që të gjithë ata persona që shkojnë në konti net duhet të vetëizolohen për 14 ditë.Masat do të fillojnë nga mesnata e hënë në orën Australiane të bregdetit. Kryeministri Scott Morrison tha se masat janë të pacaktuara dhe do të rishikohen në mënyrë periodike. Morrison gjithashtu ndaloi të gjitha anijet e lundrimit të anorkohen në portet australiane për të paktën 30 ditë. Masat të ngjashme mori edhe Zelanda e Re të shtunën.
Trump rezultoi negativ për COVID-19
Presidenti Donald Trump rezultoi negative, pas testimit për koronavirusin, thanë zyrtarët të shtunën. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë filloi të kontrollonte temperaturën e kujtdo që binte në kontakt të ngushtë me presidentin dhe zyrtarët e tjerë./Euronews.