Më tepër se Arabinë dhe Rusinë, çmimi i ulët i naftës godet SHBA-të!

uperprodhimi amerikan i ka bërë SHBA-të prodhuesin më të madh të naftës në botë dhe ka ndryshuar rrënjësisht ekonominë nga koha kur ekonomia më e madhe globale ishte vetëm një konsumator neto. Por kjo do të thotë se rënie e çmimeve të naftës do të jetë shumë më e dëmshme për ekonominë amerikane sesa rënia masive e çmimit të naftës në 2008-ën apo vitin e largët 1991.

Të hënën, Morgan Stanley publikoi një vlerësim duke thënë se, nëse çmimet e naftës mbeten në nivelet e ulëta atkuale, konsumatorët nuk do të shpenzojnë asnjë kursim dhe padyshim pasojat do të jenë edhe më të dëmshme për ekonominë vendase të marrë si një e tërë. Që prej mesditës së djeshme çmimet e naftës janë ulur me 17.4%, duke zbritur në nivelin e 34.14 dollarëve për fuçi.

“Në të kaluarën, rënia e çmimeve të naftës … kur mbahej në nivele të moderuara, ishte pozitive për ekonominë. Tani jo më!” ka deklaruar Mark Zandi, krye ekonomist i Moody’s Analytics. Sipas tij, ndërsa shoferet, linjat ajrore dhe përdoruesit e tjerë të naftës, në afat të afërt mbledhin kursime më të mëdha për shkak të çmimeve të ulëta, në afatgjatë situata ka të ngjarë të sjellë falimentime, humbje pune, një ndalesë në shpenzimet kapitale dhe ndërprerje të tjera ekonomike.

Për Amerikën, që pas fundit të Luftë së Dytë Botërore, rënia e thëlle e çmimeve ka qënë një indikator i qartë që paraprin recesionet ekonomike, megjithatë për presidentin Trump, këtë herë kjo nuk është e vërtetë. Në një mesazh të hënën në mëngjes, ndryshe nga ekspertët dhe ekonomistët që po shfaqen të trembur, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se e sheh rënien e çmimeve të naftës si pozitive për vendin./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *