Recesioni ekonomik tashmë i pashmangshëm!

Përhapja e Coronavirusit ka shkaktuar një frikë ekstreme në tregjet financiare ndërsa investitorët përballen me një realitet shqetësues: Pandemia, më e paparë e kohëve moderne, mund ta çojë botën në një recesion. Vendimi i Italisë për të bllokuar dhe mbylluar pjesën më të madhe të veriut të saj të prosperuar, përfshirë edhe kapitalin e tij financiar, Milanon, së bashku me përshkallëzimin në Shtetet e Bashkuara dhe përplasjen e gjigandëve globalë për çmimet e naftës, po i detyron ekonomistët të rivlerësojnë parashikimet e tyre për mënyrën se si virusi do të godasë rritjen ekonomike. Për shumë prej tyre, rënia gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020 është e pashmangshme dhe dihet që dy rënie rradhazi nënkuptojnë diçka jo fort të mirë, recesion.

Joachim Fels, këshilltar ekonomik global në PIMCO ka daklaruar se tashmë ai sheh një “mundësi në rritje për një recesion në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjatë gjysmës së parë të vitit, i ndjekur nga një rimëkëmbje në gjysmën e dytë. Kurse Japonia, tha ai, “ka shumë të ngjarë që tashmë të jetë në recesion.”

Coronavirusi gjithmonë e më tepër po nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, duke zvogëluar kërkesën për fluturime, dhoma hoteli dhe prenotime restorantesh. Në të njëjtën kohë, mbyllja e fabrikave në Kinë dhe vendet e tjera të prekura, si dhe frika e përhapjes në masë edhe në pjesë të tjera të botës, kanë goditur fuqishëm zinxhirët e furnizimit. Kjo dinamikë po pasyqrohet qartazi tek kompanitë, të cilat kanë lëshuar një rrjedhë të vazhdueshme paralajmërimesh se virusi do të godasë fitimet e tyre.

Sa më shumë të zgjasë pandemia dhe sa më dramatike të jenë përpjekjet për ta përmbajtur atë, aq më të thella do të jenë efektet për ekonominë globale. Tani për tani, situata është shumë e pasigurt. “Thellësia e tkurrjes globale ekonomike varet së pari nga fakti nëse zyrtarët shëndetësorë mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit përmes një kontrolli të shpejtë, kufizimeve masive dhe karantinave të personave të infektuar, apo kontaktet e tyre.” ka deklaruar Jan Hatzius, kryeekonomist në Goldman Sachs./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *