Përhapja e koronavirusit po e zhyt ekonominë botërore në rënien e saj më të keqe që nga kriza globale financiare. Kjo është theksuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OECD të hënën, e cila iu ka kërkuar qeverive dhe bankave qendrore të luftojnë për të shmangur një rënie edhe më të shpejtë.
Ekonomia globale do të rritet vetëm 2.4% këtë vit, më e ulta që nga viti 2009, madje më e ulët edhe nga një parashikim prej 2.9% në nëntor, sipas OECD në një azhurnim të perspektivës së saj. Forumi i politikave me qendër në Paris parashikoi se ekonomia globale mund të rikthehej me një rritje rreth 3.3% në 2021, duke supozuar se epidemia e arriti tashmë kulmin në Kinë në tremujorin e parë të këtij viti dhe shpërthimi në vazhdim do të rezultojë më i butë dhe i përmbajtur.
Sidoqoftë, nëse virusi përhapet në të gjithë Azinë, Evropën dhe Amerikën e Veriut, rritja globale mund të bjerë deri në 1.5% këtë vit, paralajmëroi OECD. “Mesazhi kryesor nga ky skenar është se ai do t’i vendoste shumë vende në recesion dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë që të merren sa më shpejt masa në zonat e prekura.” i tha Reuters ekonomistit të OECD-së Laurence Boone.
Ai tha se qeveritë duhej të mbështesin sistemet shëndetësore me pagesa shtesë ose lehtësim tatimor për punëtorët e kompanive që luftojnë me një rënie të kërkesës. Qeveritë mund t’u japin kompanive lehtësim të mëtejshëm financiar duke ulur tarifat sociale, duke pezulluar taksat e vlerës së shtuar dhe duke siguruar kredi urgjente për sektorë veçanërisht të vështirë./Atlas/