Agjencia Eropiane për Mbështetjen e Azilit ka publikuar së fundi raportin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2019 dhe sipas përfundimeve rezulton se gjatë vitit që lamë pas kërkesat për azil në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian u rritën me 13% në krahasim me një vit më parë.
Sipas “Raportin vjetor 2019 për Situatën e Azilit në BE” publikuar nga EASO theksohet se rritja me 13% krahasuar me 2018-ën ishte si rritja e parë vjetore pas krizës së refugjatëve, që shpërtheu në vitin 2015. Në vitin 2018 në BE aplikuan për azil 664.480 persona ndërsa në vitin 2019 kjo shifër u rrit në 714.200 dhe vendet me nivelin më të lartë të aplikimeve ishin Siria, Afganistani dhe Venezuela respektivisht me 72.254, 59.706 dhe 45.166 aplikime për azil.
Raporti gjithashtu ka dhënë informacione edhe rreth fluksit të refugjatëve në vendet anëtare. Sipas të dhënave theskohet se më së shumti janë pranuar aplikimet e qytetarëve nga Siria, Jemeni dhe Eritrea dhe përgjigjet pozitive llogariten rreth 33% e totalit. Përveç kësaj, rreth 3% të aplikimeve për azil e përbëjnë fëmijët e pashoqëruar, me një rritje kryesisht nga vendet si Vietnami, Afganistani dhe Eritrea./Atlas/