4 fazat e ndikimit të Coronavirusit mbi ekonominë globale

Kur bëhet fjalë për ndikimin që Coronavirusi ka në mirëqenien ekonomike të përgjithshme ose në kontekst koorporate, Bloomberg ka analizuar se ekzistojnë katër faza kryesore. Dy të parat janë aktualisht fazat ku virusi vazhdon ende të përhapet dhe është e kuptueshme që familjet, kompanitë, tregjet financiare e deri tek qeveritë apo bankat qendrore fillojnë të shqetësohen nëse kjo përhapje zgjat. Faza e tretë përfshin fundin e virusit dhe precipitimin e situatës. Ekonomikisht kjo fazë siguron bazën për një gjendje të qëndrueshme edhe pse larg shërimit të plotë. E fundit është potencialisht faza më afatgjatë dhe mund të ketë elemente të de-globalizimit dhe, në rastin e rregullimit financiar dhe mbikëqyrjes. Le të shohim secilën.

Faza 1: Dëmi ekonomik dhe korporatat

Coronavirusi shkakton goditje të mëdha të furnizimit dhe kërkesës që prishin si sektorët prodhues ashtu dhe shërbimet. Kjo dinamikë përjetohet më shumë në vendet e vogla, të brishta e në zhvillim, por jo në ekonomitë e mëdha, të ndërlidhura siç është Kina.

Perspektiva për ekonominë globale, me gjasë jo vetëm ngadalësimi i konsiderueshëm, por recesioni në ato vende ku ndikimi është edhe më i thellë, përkeqësohet edhe më, krahasuar me më përpara kur përfshinte thjesht një dinamikë të brishtë të rritjes. Çdo komponent, që nga konsumi, investimet dhe tregtia vendosen nën presion.

Nga ana e tyre, shumica e kompanive përballen me sfida për shkak të të ardhurave më të ulëta, kostove më të larta, menaxhimit të ndërlikuar të inventarit, mungesave të personelit, erozionit të çmimeve dhe, rrjedhimisht, edhe marzheve të fitimit. Këto presione janë veçanërisht të mprehta për ata që veprojnë në zonat e prekura, të ndjekura nga koorporatat shumëkombëshe me zinxhirë të globalë furnizimi.

Faza 2: Presioni mbi aktorët e tregut

Pasi arrihet pika e ndërprerjes rreth rrezikut ekonomik në rritje, si pasojë e situatave të tilla, fillojnë zhvendosjet teknike të tregut në dinamikën e tyre. Kjo përfshin lëvizje të mprehta të çmimeve, me një tendencë rënëse. Presioni detyron bankat qendrore për të ulur normat dhe për të gjetur mënyra të tjera për injektimin e likuiditetit, edhe pse kjo nuk adreson shkaqet themelore, por përkundrazi synon thjesht simptomat financiare. Nga ana tjetër, presioni është veçanërisht i mprehtë për kompanitë, familjet dhe qeveritë që kanë nevojë për qasje afatshkurtër në fonde për shkak të llogarive të ulëta të parave dhe detyrimeve të borxhit.

Faza 3: Adresimi i shkakut

Tregjet zakonisht mbingarkohen dhe përpiqen të provojnë çdo masë për të siguruar një rimëkëmbje të madhe dhe të qëndrueshme, megjithëse fillimisht duhet të adresohet shkaku. Në këtë rast, kjo do të thotë që duhet të përmbahet me sukses përhapja e sëmundjes dhe të rritet ndjeshëm shkalla e rikuperimit të pacientit. Nëse kjo bëhet, edhe pritshmëritë ekonomike për të ardhmen fillojnë të rriten.

Faza 4: Efektet afatgjata

Ky lloj shoku ekzogjenik ka të ngjarë të lërë plagë. Këto mund të përfshijnë një shtytje të mëtejshme drejt de-globalizimit, për shkak të një qasje më pak të hapur për udhëtime dhe migracion. Kompani fillojnë të vlerësojnë rreziqet e ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit global, për përfitime në lidhje me  menaxhimin e inventarit për një efikasitetet më të madh. Rregullatorët financiarë, nga ana tjetër, vlerësojnë seriozisht shkallën në të cilën rreziku i likuiditetit ka goditur sektorët dhe sa më shpejt kjo të materializohet, aq më të pajisur do të jenë autoritetet për të trajtuar dëmin mbi prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin financiar./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *