Restorantet, kishat dhe disa shkolla austriake do të rihapen nga 15 maji

Austria do të lehtësojë kufizimet e vendosura kundër koronavirusit më 15 maj, duke lejuar që restorantet dhe kafenetë të rihapen dhe shërbimet fetare të rifillojnë, deklaroi këtë të martë kancelari Sebastian Kurz.

Qeveria austriake veproi më herët në luftën kundër përhapjes së virusit, duke mbyllur restorantet, baret, teatrot, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e tjera të mundshme të grumbullimit të njerzve, më shumë se një muaj më parë. Kancelari i kërkoi publikut që të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë që aty nëse është e mundur.

Austria ka qënë gjithashtu ndër të parat që ka hequr masat e bllokimin të saj, duke lejuar që qendrat e kopshteve dhe dyqanet me më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë. Qendrat tregtare, dyqanet më të mëdha dhe parukeritë do të hapen nga 1 maji.

Kurtz shtoi se “bizneset e gastronomisë”, do të lejohen të rihapen nga 15 maji dhe të qëndrojnë të hapur deri në orën 23:00. Po ashtu edhe shërbimet fetare mund të rifillojnë nga e njëjta ditë.

Dyqanet që kanë filluar aktivitetin duhet të kufizojnë numrin e klientëve që ata lejojnë, dhe blerësit duhet të përdorin maskë dhe doreza.

Kurz tha se veshja e një maskë për fytyrën do të ishte pjesë e “normalitetit të ri”. Maskat për fytyrën tashmë janë të detyrueshme në transportin publik.

Shkollat ​​e mesme do të rihapen në fillim të majit për studentët në vitin e tyre të fundit. Ndërsa për vitet e tjera, shkollat do të hapen hap pas hapi pas 15 majit./Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *