Me gjithë situatën e krijuar së fundi, duket se askush nuk është i qetë. Politikanët dhe media janë të irrituar që njerëzit nuk po ndjekin udhëzimet ose nuk e marrin seriozisht këtë pandemi. Ata që kanë humbur punën janë të irrituar që qeveria nuk po bën më shumë për t’i ndihmuar. Në fakt zhgënjimi i vërtetë qëndron tek nivelin shqetësues i injorancës ekonomike që shfaqet njësoj, si nga politikanët ashtu edhe nga qytetarët. Sipas ekonomistëve, kjo krizë do të ishte plotësisht e parandalueshme nëse nuk do të ishte kjo injorancë.
Na është thënë që problemi me të cilin po hasemi është një virus vdekjeprurës që do të jetë i vështirë për tu përmbajtur. Por shqetësimi kryesor është se kjo pandemi do të jetë shumë më e keqe sesa mund të ishte për shkak të mungesës së kompleteve të testimit, pajisjeve mbrojtëse, ventilatorëve dhe shtretërve spitalorë. Eshtë për të ardhur keq që këto mungesa janë lehtësisht të shmangshme, e megjithatë vazhdojnë të pengojnë trajtimin si rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të dobëta të qeverive. E sikur kjo të mos mjaftojë, injoranca ekonomike po e detyron politikën që me disa prej vendimeve ta bëjë situatën edhe më keq.
Së pari, përballë kërkesës në rritje, shumë njerëz denoncojnë vlerësimin e çmimeve sepse e shohin atë si një shfrytëzim të pamëshirshëm të konsumatorëve të dëshpëruar. Por kur i konsiderojmë parimet ekonomike, kuptojmë se çmimet më të larta janë në të vërtetë të dobishme sepse ato ruajnë burimet dhe inkurajojnë prodhimin. Për fat të keq, shumë politikanë duket se nuk e mirëkuptojnë këtë, kështu që ata imponojnë tavanet e çmimeve që shkaktojnë mungesë të gjithçkaje nga letra higjienike deri tek furnizimet mjekësore në treg. Këto mungesa mund të zvogëlohen në masë të madhe, por vetëm nëse së pari kapërcehet mungesën e njohurive ekonomike.
Për të ilustruar subjektivitetin e këtyre ligjeve, konsideroni se është praktikë standarde në shumë industri të paguani punonjësit deri në dyfishin e pagës së tyre në orë, sa herë që punojnë jashtë orarit. Punonjësit me padurim presin para shtesë dhe me kënaqësi përfitojnë nga punëdhënësi i tyre kur shërbimet e tyre janë në kërkesë të lartë. Në këtë kontekst, shumica e njerëzve e pranojnë se kur rritet kërkesa për punë, ka kuptim që çmimi të rritet, madje me një diferencë të konsiderueshme. Mund të thohet se punënjësit “shfrytëzojnë” dëshpërimin e punëdhënësit të tyre për staf, por me të vërtetë ata thjesht ofrojnë shërbimet e tyre me çmimin e ri të tregut. Po kështu, edhe çmimet më të larta për çdo produkt janë vetëm rezultat natyror i një rritje të kërkesës ose uljes së furnizimit. Rritja e çmimeve mund të jetë më e papritur, por kjo nuk e bën atë më pak të ligjshme.
Nga ana tjetër politikat proteksioniste duket se janë veçanërisht të njohura gjatë kohërave të dëshpërimit ekonomik si kjo e tanishmja. Zakonisht këto politika kanë të bëjnë me mbrojtjen e prodhuesve vendas duke kufizuar importet, por kohët e fundit kemi parë gjithashtu edhe përpjekje për të kufizuar eksportet, ndërsa qeveritë përpiqen të mbajnë furnizimet brenda kufijve të tyre, veçanërisht kur këto të fundit janë produkte mjekësore.
Shumë njerëz duken të tërhequr nga ideja që kombi i tyre të jetë i vetë-mjaftueshëm dhe të plotësojë nevojat e tij. Madje ekziston ky nocion i përhapur se “ne” duhet të mbrojmë “njerëzit tanë” dhe të mbështetemi tek furnitorët “tanë tanë” edhe në retorikën e politikanëve. Por një ide e tillë shkatërron konsideratat ekonomike. Nacionalizmi mund të jetë tërheqës, por tregon një injorancë shqetësuese për ndarjen e punës dhe shkakton një refuzim të dëmshëm të tregtisë së lirë.
Një kuptim i duhur i ekonomisë na informon se tregtia e lirë është një shtytës kryesor i efikasitetit, pasi inkurajon individët dhe bizneset (jo shtetin) të prodhojnë mallra dhe shërbime në përputhje me avantazhin e tyre konkurrues në treg. Kështu, kur tregtia kufizohet nga politikat proteksioniste, konsumatorët janë të vetmit që në fund mbajnë koston e joefikasitetit.
Ne jetojmë në një kohë kur tregtia e lirë ndërkombëtare nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Ndarja globale e punës është thelbësore për mënyrën tonë të të jetuarit dhe kjo nuk mund të injorohet. Qeveritë mund të përpiqen të prodhojnë shumicën e furnizimeve të tyre brenda vendit, por do të jenë në mënyrë drastike më pak efikase (dhe kështu më të ngadalta dhe më të shtrenjta) sesa nëse lejojnë individët të tregtojnë lirshëm në një treg të hapur.
Ndaj në muajt e ardhshëm mijëra vdekje do t’i faturohen Covir-19-ës, por virusi do të jetë vetëm shkaku i përafërt. Shkaku kryesor ose rrënja e problemit do të jetë mungesa dhe joefikasiteti që krijohet nga politika të dobëta, të cilat rrjedhin nga injornaca e politikanëve dhe analfabeti ekonomik i një qytetari mesatar. Në fund të fundit, është injoranca që do të jetë përgjegjëse për këto vdekje.
Pra, ndërsa vaksinë për virusin do të ishte zgjidhja e shumëpritur, ajo që na duhet vërtet është një kurë për paditurinë tonë. Por kjo lloj kure nuk mund të zhvillohet në laboratorë dhe zyra nga studiues dhe shkencëtarë. Duhet të prodhohet nga shkrimtarët, ekonomistë dhe ekspertë të fushës, sepse nëse injoranca është sëmundja, edukimi është shërimi i saj!
/ Foundation for Economic Education