Ndërsa lëvizjet janë bllokuar për shkak të pandemisë globale të Coronavirusit, industria e kompanive ajrore po lëkundet. End nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e izolimit dhe urdhrave të qëndrimit në shtëpi, por edhe nëse kufizimet do të hiqen së shpejti, është e pamundur të parashikohet se kur pasagjerët do të ndjehen rehat kur fluturojnë përsëri. Falimentimet dhe pushimet nga puna po rriten, veçanërisht në industrinë e avionëve.
Sipas Oxford Economyics, mbi 8 milionë vende pune në industrinë amerikane të udhëtimeve do të mbyllen deri në fund të prillit, nga më shumë se 20 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë bërë kërkesë për përfitime të papunësisë. Sektorët e shitjes me pakicë, argëtimit dhe shërbimeve janë goditur veçanërisht shumë.
Ndaj plot 314 miliardë dollarë është shuma që industria ajrore globale do të humbasë në vitin 2020, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror — një rënie prej 55% në krahasim me 2019. Industria e udhëtimeve në SHBA në tërësi parashikohet të humbasë 519 miliardë dollarë, sipas Oxford Economyics, i cili përkthehet në një humbje totale ekonomike prej 1.2 trilionë dollarë, për të cilën firma thotë se është më shumë se nëntë herë ndikimi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në sektor.
Tashmë 44% e gjithë kapacitetit të flotës ajrore amerikane është hequr nga qarkullimi sipas grupit të lobimit të industrisë së linjave ajrore për Amerikën dhe kjo është e barabartë me rreth 2.711 avionë. Në fund të dhjetorit, vetëm 5% e avionëve ishin bosh. Për pasojë, administrata Trump ka akorduar rreth 25 miliardë dollarë si ndihmë financiare të industrisë ajrore, financuar nga paketa e shpëtimit ekonomik prej 2 trilionë dollarësh. Pas disa ditësh bisedimesh të plota, dhjetë linja ajrore (Alaska Airlines Allegiant Air, American Airlines, Delta Air Lines, Frontier Airlines, Hawaiian Airlines, JetBlue Airways, United Airlines, SkyWest Airlines dhe Southwest Airlines) ranë dakord të pranojnë paratë në këto kushte: të mbajnë të paktën 90% të stafit deri në shtator, të kthejnë 30% të parave brenda dhjetë viteve, të pezullojnë blerjet e aksioneve dhe pagesat e dividendit dhe të kufizojnë pagat e ekzekutivëve për dy vitet e ardhshme./Atlas/