Krizë të ardhurash, humbjet 500 miliardë dollarë

Ndikimi ekonomik i mbylljes së aktivitetit të bizneseve kërcënon të shkaktojë një gropë prej 500 miliardë dollarësh në të ardhurat nga taksat shtetërore amerikane dhe të detyrojë shkurtime të fuqishme në shpenzimet publike. Edhe pse globalisht guvernatorët po përqendrohen në betejën e menjëhershme kundër pandemisë, ata paralajmërojnë se po afrohet koha e një buxhet shtrëngues që mund të hijezon recesionin e madh një dekadë më parë dhe të çojë disa shtete të mëdha në një krizë financiare borxhesh.

Si pjesë e programit të tij të shpenzimeve në fund të marsit, Kongresi miratoi 150 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet të paguajnë për shpenzimet spitalore, furnizimet dhe trajnimet. Por guvernatorët thonë se mbulimi i shpenzimeve shtesë që lidhen me Coronavirusin nuk shkon larg, pasi rënia e të ardhurave që vijnë nga mbylljet e aktivitetit do të jetë edhe më e madhe.

“Kjo ngjarje nuk ngjan me asnjë ngjarje të mëparshme që kemi hasur ndonjëherë.” tha Glenn Hegar, drejtues i shtetit Texas. “Shumë njerëz kanë mbetur të papunë për një periudhë të shkurtër kohe, ndaj se cili është efekti i madh në segmentet e tjera të ekonomisë, ende nuk e dimë. “/Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *