Ekonomia e Kinës sapo ka përjetuar periudhën e saj më të keqe tre-mujore në dekada, pasi pandemia Coronavirus detyroi pjesën më të madhe të vendit të mbyllet për javë të tëra. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u tkurr me 6.8% në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me një vit më parë, sipas statistikave të qeverisë, publikuar të premten. Ky rezultat është edhe më i keqe se rënia prej 6.5% që parashikuan analistët e Reuters.
Nga ana tjetër, rënia është më serioze se çdo vlerë që Kina ka regjistruar që kur filloi të gjurmojë shifrat në 1992 dhe është hera e parë që ekonomia e Kinës është zvogëluar që nga viti 1976, kur vdekja e kryetarit të Partisë Komuniste Mao Zedong mbylli një dekadë të gjatë sociale dhe ekonomike në Kinë.
Vendi ku filloi shpërthimi i Coronavirusit u mbyll pothuajse plotësisht në fund të janarit ndërsa qeveria kërkoi të frenojë përhapjen e virusit. Masat dramatike të Pekinit duket se e kanë sjellë virusin nën kontroll, megjithatë numri i infeksioneve të transmetuara në vend nga jashtë u rrit në fillim të këtij muaji./Atlas/