Shpenzimet ‘’marramendëse’’ për sigurinë e Zuckerberg – Facebook harxhon 24 milion dollarë

Duhen shumë para për të mbajtur të sigurt Mark Zuckerberg.

Facebook paraqiti kompensimin e saj ekzekutiv për vitin 2019 pranë KSHZ-së të premten, duke zbuluar se sa shpenzoi në sigurinë personale për drejtuesit e saj kryesor vitin e kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm Mark Zuckerberg nuk tërheq  pagë nga Facebook, por kompania ka shpenzuar 23.4 milion dollarë për sigurinë e tij fizike vitin e kaluar.

Përfshirë në këtë shifër ishte një ndihmë prej 10 milion dollarë për familjen e Zuckerberg, plus 2.9 milion dollarë në kosto për përdorimin e tij të avionëve privatë.

Shifra është vetëm pak më e lartë se shpenzimet e 2018 prej 22.5 milion dollarësh për. Më parë shpenzimet e CEO të Facebook për sigurinë kishin qenë më pak astronomike, por pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica të vitit 2018, firma tha që duhej të shpenzonte ekstra për sigurinë sepse Zuckerberg ishte i shoqëruar me të metat e Facebook./D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *