Kur David Geffen ndau një imazh të super jahtit të tij “Rising Sun” në det së bashku me diçiturën “izoluar në Grenadines” muajin e kaluar, postimi shkaktoi jo pak diskutime. Megjithëse mesazhi i tij mund të ketë pasur një ide tjetër dhe ndoshta nuk është menduar si me konotacion negativ, shumë menduan se miliarderi duke theksuar se ishte vetë-izoluar në një super jaht 590 milion dollarë gjatë pandemisë së Coronavirusit, po përpiqej të duhej sikur po e bënte atë nga mundimi.
Në fakt, reagimi ishte aq i fortë, ai më vonë fshiu postimin, i cili përfshinte mesazhin, “Unë shpresoj që të gjithë të jenë duke qëndruar të sigurt”.
Sidoqoftë, në javët që pasuan që nga ajo kohë, histori të ndryshme kanë dalë në dritë për të pasurit që izolohen në aeroplanët privatë, ose ata që po e kalojnë karantinimin në bordin e ndonjë jahti luksoz.
Por duke pasur parasysh kufizimet e vazhdueshme të udhëtimit në të gjithë botën, për të mos përmendur që, ndërsa urdhërat mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin, njerëzit janë në përgjithësi duke u udhëzuar të “qëndrojnë në shtëpi”. Megjithatë edhe pse diçka e rrallë ka nga ata pronarë që kanë urdhëruar ekuipazhin t’iu çojë furnizimet edhe në të tilla karantina luksi.
Rupert Connor nga Luxury Yacht Group LLC ka deklarar: “Ne kemi një numër të kufizuar pronarë jahtesh private që kanë zgjedhur të izolohen në jahtet e tyre. Sidoqoftë kufizimet e lëvizjes nuk ofrojnë shumë liri për të qarkulluar ku ata duan.”/Atlas/