Analizat dhe statistikat ende nuk tregojnë një datë se kur ekonomia botërore mund të rifillojë aktivitetin pas praktikave të distancimit shoqëror që kanë mbyllur të gjitha industritë që konsiderohen jo-thelbësore. Madje ekspertët shprehen se pa një vaksinë, njerëzve do iu duhet të qëndrojnë gjatë të izoluar dhe për pasojë pesha rëndon mbi bizneset, që për shkak të mbylljes së zgjatur, janë në prag falimenti.
Sipas Jan Hatzius, krye ekonomist i Goldman Sachs: ” së shpejti mund të jetë e mundur për të rikthyer të paktën një pjesë të rezultatit të humbur me një rritje të mprehtë të testimit si dhe ndryshime në praktikat e biznesit që ulin rrezikun e infeksionit në një valë të dytë.” Ai nënvizon si veçanërisht të prekura, prodhimin dhe ndërtimin, duke përmendur në mënyrë të veçantë edhe industrinë e automjeteve, për të cilën shrehet se pavarsisht rënies, puna duhet të fillojë. Nëse kjo ndodh, për sektorin në fjalë ai shprehet se aktiviteti mund të sjellë rritjen e prodhimit nga 25% në prill në 70% në maj.
Ndërsa industritë orientohen gradualisht nga puna në internet, kjo duhet të prodhojë një përmirësim në rritjen ekonomike për të cilën Hatzius tha se do të kishtë një humbje të thellë në SHBA, për shkak se shumë sektorë prodhimi nuk mund të punojnë sot nga rrjeti./Atlas/