Kryeministri Rama në një status në facebook ka pohuar sot se lista e bizneseve që përfitojnë nga paga minimale do të zgjerohet.
- “Përditësim i pagesave për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta
- Vazhdojnë përditë verifikimet e aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës
- Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar
*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, tha Rama.
Të dhënat e publikuara sot nga tatimet bënë të ditur se 42% e aplikimeve të verifikuara për përfitim të ndihmës financiare ishin refuzuar./Monitor/