FMN: Ekonomia botërore në recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh

Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh ekonominë botërore që momentalisht po vuan recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh këtë vit, me tregjet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi në një rrezik veçanërisht të lartë.

Pikëpamja fillestare e FMN-së është për një rimëkëmbje të pjesshme në ekonominë globale në 2021 nëse pandemia zbehet në gjysmën e dytë të këtij viti për të lejuar një mbarim gradual të masave të kontrollit, tha Drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieva, ditën e sotme. Ajo theksoi se pasiguria për kohëzgjatjen e Coronavirusit do të thotë që gjërat mund të përfundojnë edhe më keq.

Pandemia që është përhapur nga qyteti kinez Wuhan në pothuajse çdo cep të globit ka çuar në mbylljen e bizneseve dhe miliona punëve të humbura. Georgieva theksoi goditjen në industrinë e shitjes me pakicë, shërbimeve, transportit e turizmit, si dhe efektin në bizneset me vetëpunësim, të vogla e të mesme si veçanërisht të prekura nga kriza. “Pikëpamja e errët vlen si për ekonomitë e përparuara ashtu edhe për ato në zhvillim po njësoj.” tha Georgieva. “Kjo krizë nuk njeh kufij. Çdokush dëmtohet!”

Në 19 shkurt, Fondi i tregonte Grupit të 20 shefave të financave se “rritja globale duket se po përfundon në zero” dhe tri ditë më vonë, Georgieva parashikoi që virusi do të shkurtonte vetëm 0,1 pikë përqindje nga parashikimi i rritjes globale të fondit prej 3.3% për këtë vit, megjithëse ajo pranoi se “skenarë edhe më të tmerrshëm” po studioheshin.

Për të ndihmuar më shumë se 90 vende të përballojnë situatën, bordi ekzekutiv i FMN ka pranuar të dyfishojë financimin e tij të emergjencës për të përmbushur kërkesën e pritur prej rreth 100 miliardë dollarësh, siç theksoi Georgieva. FMN gjithashtu po dhuron donacione prej 1.4 miliardë dollarësh nga anëtarët që janë në gjendje të ofrojnë lehtësim të borxhit për vendet me të ardhura më të ulëta, në mënyrë që ata të mund të shpenzojnë për nevoja shëndetësore në vend të shlyerjes së borxheve./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *