Evidencat ekonomike tashmë tregojnë qartë se marsi shënoi fillimin e një recesioni të thellë global. Gjerësia e kolapsit po fillon të shfaqet në ndërlikimin fillestar të të dhënave ekonomike në të gjithë botën, duke zbuluar një kraterim të tregtisë, investime të biznesit, aftësimin e konsumatorëve për të përballuar jetën në izolim dhe rritjen e papunësisë që ka prekur tashmë thujase çdo industri.
Goditja ka qënë e thellë thujase kudo, ku një masë e vëllimeve të eksportit amerikan në dy javët e para të marsit tregoi se dërgesat jashtë vendit ishin në më pak se gjysmën e nivelit të mëparshëm të vitit, sipas të dhënave nga IHS Markit. Dëmi është akut edhe për automjetet: Numri i anijeve të ankoruar të përdorura për të transportuar automjete është rritur në 19% të flotës, nga 11% një vit më parë, sipas të dhënave të Bloomberg.
Pasi SHBA raportoi të premten një humbje vendesh pune më të lartë se sa pritej, shifrat e tjera për muajin mars kanë ilustruar sesi pandemia Covid-19 po zgjat paralizën nga prodhuesit tek familjet, që nga fuqitë e mëdha tregtare e deri tek ekonomitë më të izoluara dhe tregjet në zhvillim.
Në Gjermani, prodhimi i makinave të reja në muajin mars, zakonisht një muaj kulmi, u ul me 38% nga një vit më parë dhe nga ana tjetër në tre nga ekonomitë më të mëdha arabe ndodhi e njëjta gjë. Indeksi i shërbimeve në Brazil ishte më i ulëti që nga viti 2016 dhe shitjet e automjeteve në Afrikën e Jugut ranë 30%. Në Australi, e cila ka shmangur recesionin për tre dekada, vendet e punës shënuar rënie që nga viti 2009, edhe pse kombi nuk aplikoi një izolim të rreptë deri në fund të muajit.
“I gjithë sistemi, i gjithë agregati i zinxhirëve të furnizimit është tronditur mjaft në mënyrë të konsiderueshme.” tha Roberto Azevedo, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, në një intervistë. “Në disa aspekte, pamja sot duket më e zbehtë se pas krizës 2008-2009.”
WTO ka planifikuar të lëshojë një parashikim të ri për tregtinë globale të mërkurën dhe Azevedo tha se perspektiva e fundit e organizatës me bazë në Gjenevë mund të projektojë skenarë me “rënie dukshëm më të mëdha” sesa rrëshqitja 12.6% në tregtinë globale, apo 2%-ëshi tkurrje në ekonominë botërore në 2009./Atlas/