Thellohet papunësia, 700 mijë amerikanë mbeten pa paguar

Listat e pagave ranë me 701,000 persona në mars, sipas shifrave të Departamentit Amerikan të Punës, publikuar ditën e sotme dhe ato janë tregues i qartë se ky është vetëm fillimi i dëmit ekonomik pasojë e krizës Coronavirus. Kjo ishte rënia e parë e listave të pagave që nga shtatori 2010, afër kulmit të krizës financiare në maj 2009 me 800,000 punë të reduktuara. Rreth dy të tretat e rënies erdhën në industrinë e shërbimeve, veçanërisht bare dhe restorante, të detyruara të mbyllen gjatë izolimit dhe pezullimit të aktivitetit ekonomik.

Ky numër i përgjithshëm pasqyron shifrat nga ndërmarrjet që qeveria ka anketuar në Sondazhin e familjeve, i cili pyet rezidentët individualë në lidhje me situatën e tyre të punësimit.

Shkalla e papunësisë u rrit në 4.4%, nga 3.5% që ishte para izolimit dhe ky është niveli i saj më i lartë që nga gushti 2017, pasi punëdhënësit filluan të shkurtojnë listat e pagave përpara praktikave të distancimit shoqëror që mbyllën një numër të madh aktivitetesh të ekonomisë amerikane, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Këto norma të rritura papunësie vijnë pas një rënie në shkallën e pjesëmarrjes së forcës punëtore në 62.7%, një rënie prej 0,7 pikësh përqindje, e cila që nga gushti 2018 ishte rritur gradualisht./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *