Ekspertët tashmë kanë filluar të vlerësojnë se si mund të duket një rikuperim i mundshëm ekonomik pasi COVID-19 të këtë përfunduar, dhe se cilat do të jenë shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht.
Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një pasiguri të lartë në ekonominë globale, duke qenë se shtete të ndryshme në botë janë duke luftuar me numrin në rritje të personave të infektuar, me zbatimin e strategjive për distancimin social dhe duke u përpjekur që të bëjnë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme fiskale për të stabilizuar tregjet.
Ndërsa administrimi i krizës së menjëhershme shëndetësore është thelbësor dhe i domosdoshëm për stabilitetin ekonomik, ekspertët tashmë kanë filluar të vlerësojnë se si mund të duket një rikuperim i mundshëm, pasi ky virus të izolohet dhe cilat do të jenë shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht.
Për ta kuptuar më mirë këtë, Indeksi i Rezistencës Globale për vitin 2019 nga kompania e sigurimeve FM Global, ka renditur rezistencën e mjedisit të biznesit në 130 shtete, bazuar në faktorë të tillë si stabiliteti politik, qeverisja e korporatave, mjedisi i rrezikut dhe logjistika dhe transparenca e zinxhirit të furnizimit.
Duke ndëthur faktorët e mësipërm me përgjigjen fillestare të secilit shtet ndaj virusit, u identifikuam kombet në të gjithë globin që kanë mundësi më të larta për të ruajtur stabilitetin dhe rezistencën gjatë dhe pas krizës.
Ja se cilët janë pesë prej tyre:
Danimarka
E renditur në vendin e dytë në këtë indeks, Danimarka ka marrë vlerësim të lartë sa i takon transparencës së zinxhirit të furnizimit dhe nivelin e ulët të korrupsionin e ulët qeveritar. Ky shtet mori gjithashtu masa të menjëhershme sa i takon distancimit social që në ditën e parë të konfirmit të rastit të parë të prekur me koronavirus.
Ajo njoftoi mbylljen e shkollave dhe bizneseve private (jo të rëndëishme) që më 11 mars dhe mbylli kufijtë e saj që më 14 mars, kur në këtë shtet ishin rregjistruar vetëm disa raste pozitive me COVID-19. Por këtë masa të marrë kanë rezultuar shumë efikase.
“Niveli i gripit të zakonshëm ka rënë me 70% në krahasim me vitin e kaluar, i cili është padyshim një tregues i mirë i efikasitetit të hapave të ndërmarra nga qeveria”, tha Rasmus Aarup Christianen, partneri i Pissup Tours, me qendër në Kopenhagë.
“Kultura daneze, e cila thuajse gjithmonë beson tek autoritet vendase dhe ka qenë e gatshme të qendrojë në shtëpi për të luftuar bashkarisht këtë kauzë globale, gjithashtu ka ndikuar në efikasitetin e masave.
Fjala “samfundssind” (që përkthehet përafërsisht “ndërgjegjësim qytetar”) është fjala më e përdorur në Danimarkë gjatë kësaj periudhe, si në mediat sociale, ashtu edhe në ato tradicionale, dhe shumica e danezëve e ndjejnë si detyrim moral që të bëjnë sakrifica për hir të shëndetit publik”, vazhdoi më tej z. Aarup Christianen.
Kjo nuk do të thotë se ky shtet nuk është përballur me sfida të shumta. Për shembull, z. Aarup Christianen shprehet se të ardhurat e biznesit të tij kanë shënuar rënie, pavarësisht paketave qeveritare të ndihmës financiare, të shpallura më 14 mars (të cilat përfshijnë mbulimin e disa prej kostove të pagave të punëtorëve).
Sidoqoftë, kjo situatë tejet e vështirë do të ketë kosot e saj, ku masat e ndërmarra pritet të kushtojnë 13% të PBB-së së përgjithshme.
Aarup Christianen, vazhdoi më tej duke thënë se në Danimarkë ekziston gjithashtu edhe ndjesia se kjo është një krizë globale, dhe rezistenca e saj pa dyshim do të mbështetet në mënyrën se si pjesa tjetër e botës do të përshtatet dhe sidomos në drejtim të mbajtjes hapur të tregtisë.
Sipas një raporti të fundit të publikuar në Bloomberg, qeveria e këtij shteti po diskuton për heqjen e disa prej kufizimeve duke filluar nga festa e Pashkëve. “Sektori farmaceutik shumë mirë i zhvilluar është gjithashtu një avantazh për Danimarkën”, përfundoi z. Aarup Christiansen.
Singapori
Singapori ka marrë pikë maksimale sa i takon nivelit të fortë të ekonomisë së saj , rrezikun e ulët politik, infrastrukturën e fortë dhe nivelin e ulët të korrupsionit, duke e renditur atë në vendin e 21 në këtë renditje të përgjithshme të Indeksit të Rezistencës Globale. Ky shteti mori masa të menjëhershme edhe në drejtim të reagimit ndaj përhapjes së këtij virusi, duke u cilësuar dëri më tani si një ndër shtetet me kurbën më të ulët të shënuar gjatë kësaj pandemie.
“Ne kemi besim të jashtëzakonshëm në qeverinë tonë, e cila është relativisht transparente për çdo hap që po ndërmerr për të luftuar këtë krizë” tha banori Constance Tan, i cili punon për platformën e analizës së të dhënave, Konigle.
“Ne si popull jemi munduar që të bashkëpuojmë sa më shumë me qeverinë dhe rregullat e vendosur prej saj dhe nuk kemi nevojë të shqetësohemi për trazirat sociale, njerëzit që vdesin në rrugë ose destabilizimi ekonomik”, tha z.Tan.
“Si një vend i vogël, Singapori varet edhe nga rimëkëmbja e pjesës tjetër të botës për të pasur një rikthimin më të suksesshëm, por banorët përgjithësisht besojnë në forcën e së ardhmes këtu”, u shpreh banori tjetër Justin Fong.
Edhe teknologjia ka ndikuar shumë pozitivisht në këtë drejtim, pasi shumë biznese të tilla si ai i Konigle-it kanë zbatuar shumë shpejt politikat e të punuarit nga shtëpia. Ndërkohë qeveria nxorri menjëherë edhe aplikacionin Trace Together për të ndihmuar në gjurmimin e virusit, të cilin e shkarkuan një numër shumë i lartë banorësh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë indeks janë të ndarë në shtetet në Perëndim, në Qendër dhe ato në Lindje dhe renditen përkatësisht në vend të 9-të, 11-të dhe atë të 22-të. Ajo ëahtë vlerësuar shumë sa i takon mjedisit të saj të biznesit me rrezik të ulët dhe zinxhirit të fortë të furnizimit.
Kufizimi i virusit ka qenë një sfidë e vërtetë në qendrat kryesore metropolitane si Nju Jorku, dhe papunësia tashmë është rritur në nivele historike, në pjesën më të madhe për shkak të mbylljeve të detyrueshme të më shumë se gjysmës së SH.B.A.-së. Veçanërisht mbyllje të tilla kanë goditur punonjësit e restoranteve, të shitjeve me pakicë dhe shumë biznese të tjera.
Por qeveria amerikane ka vepruar shpejt për të ndërmarrë masat stimuluese për stabilizimin e ekonomisë, dhe strategjitë e distancimit social të miratuara në çdo shtet amerikan dhe të cilat besohet se do të ndikojnë në zvogëlimin e rritjes së mëtejshme të rasteve të konfirmuara me COVID-19, duke lejuar gjithashtu edhe një rikuperim më të shpejtë ekonomik.
Institucionet financiare si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley po parashikojnë një recesion dhe rimëkëmbje “në formë V”, me ndikime të paparashikuara negative (siç po shihen tashmë) por njëkohësisht me një rikuperim relativisht të shpejtë në tremujorët e mëvonshëm të këtij viti; ndërsa komanitë e konsulencës të tilla si McKinsey janë më optimiste, duke u shprehur se rikuperimi do të jetë i shpejtë si pasojë e masave të marra nga shëndeti publik, si bllokimet në vend dhe ndërhyrjet e qeverisë në sajë të miratimit të paketave stimuluese, si ajo prej 2 trilionë dollarë amerikanë.
Ecuria e SH.B.A-së është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe në raport me të gjithë ekonominë botërore, pasi ajo përfaqëson gati një të katërtën e PBB-së globale, dhe rimëkëmbja e ekonomisë globale është shumë e varur nga mënyra se si SH.B.A-ja do të përballojë këtë krizë. “Në përgjithësi, ekonomia amerikane është më mirë e pozicionuar sa i takon rikuperimit nga tronditjet e forta, në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Popullsia është mesatarisht më e re se pjesa tjetër e botës dhe me më shumë lëvizshmëri, dhe kufizimet e tregut të punës janë përgjithësisht më të lehta, duke lehtësuar kështu rialokimin më të madh të punës ”, tha Eric Sims, profesor i ekonomisë në Universitetin e Notre Dame.
Rezerva Federale në SH.B.A. dhe Banka e Anglisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë pak më shumë hapësirë për të siguruar lehtësim monetar në krahasim me Bankat e tjera Qendrore në të gjithë botën, siç janë BQE-ja ose Banka e Japonisë.
Për të përshpejtuar më tej rikuperimin e Sh.B.A-së, administrata presidenciale ka propozuar ndarjen e kombit në zona të cilat janë goditur më shumë dhe më pak prej këtij virusi, ku tek këto të fundit të lejohet veprimtaria normale e aktivitetit ekonomik.
Ruanda
Për shkak të përmirësimeve të fundit në qeverisjen e korporatave, Ruanda është renditur në vendin e 77-të të këtij indeksi, duke u shkëputur kështu rreth 35 pozicione në krahasim me indkesin e mëparshëm. Ky shtet renditet si i katërti me qendrueshmëri më të lartë në Afrikë.
I gjithë ky sukses i dedikohet gjithashtu edhe mënyrës sesi ajo reagoi gjatë viteve të pendemisë së Ebolës.
Në sajë të kujdesit të saj shëndetësor universal, droneve furnizues me artikuj mjekësorë dhe kontrollet me anë të termometrave të vendosura në kufijtë e saj, Ruanda është e pajisur mirë për të ruajtur stabilitetin gjatë gjithë krizës, veçanërisht kur krahasohet me vendet e tjera të rajonit.
Ruanda ishte vendi i parë në Afrikën Sub-Sahariane që vendosi një bllokim total, dhe tashmë po shpërndan ushqim falas derë më derë për më të prekurit e vendit.
Ndërsa turizmi pritet të goditet fort, pasi Ruanda është një destinacion i njohur për shumë konferenca dhe ekspozita ndërkombëtare, shpresohet mbi të gjitha që ky vend të ketë relativisht pak viktima nga virusi dhe rrjedhimisht të rimëkëmbet sa më parë.
Zelanda e Re
E renditur në vendin e 12-të në këtë indeks, Zelanda e Re është vlerësuar shumë sidomos në drejtim të qeverisjes së koorporatave dhe zinxhirin e saj të furnizimit. Shteti gjithashtu ka qenë në gjendje të reagojë shpejt për të ndaluar përhapjen e virusit duke mbyllur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë më 19 mars dhe duke miratuar një mbyllje të bizneseve jo të domosdoshme në 25 mars.
“Si një shtet ishullor, Zelanda e Re e ka më të lehtë të kontrollojë kufijtë e saj, njëkohësisht një prej burimeve kryesore të infeksioneve. Në krahasim me vendet e tjera, reagimi në Zelandën e Re ka qenë i guximshëm dhe vendimtar”, shprehet Auckland Shamubeel Eaqub, ekonomist në kompaninë Sense Partners.
Me turizmin dhe eksportet si pjesa më e rëndësishme e ekonomisë, Zelanda e Re do të përballet me disa vështirësi për ekonominë e saj në një periudhë të afërt, por kjo nuk duhet të konsiderohet vetëm si një e keqe për kombin tonë sepse duke u izoluar ne do të kemi kohë për të rivlerësuar çdo sektor, tha Ron Bull, drejtor i zhvillimit të kurrikulave në Institutin Politeknik të Otagos.
Në përgjithësi, vendi mendohet se do të ketë një rikuperim të qëndrueshëm, me nivele të ulëta të borxhit të qeverisë dhe aftësi për të miratuar një lehtësim sasior për të mbajtur në nivele të ulëta normat e interesit.
Më e rëndësishmja, Zelanda e Re mbetet një vend relativisht me nivel të lartë besimi tek qeveria, dhe ky është padyshim një prej faktorëve më të rëndësishëm për të përballuar dhe për ta kaluar sa më lehtësisht këtë krizë.
10 shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht pasi COVID-19 të ketë kaluar, sipas Indeksit të Rezistencës Globale 2019:
- Norvegjia
- Danimarka
- Zvicra
- Gjermania
- Finlanda
- Suedia
- Luksemburgu
- Austria
- Shtetet qendrore të Amerikës
- Mbretëria e Bashkuar./BBC/